Rama: Me Moore folëm për rrëmbimin e KQZ-së

Rama: Me Moore folëm për rrëmbimin e KQZ-së

Pas takimit Rama tha se me Moore është folur për cështjen më të nxehtë që është "rrëmbimi i KQZ". br "Theksuam domosdoshmërinë e rivendosjes së besueshmërisë së humbur të institucionit kryesor për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri. Nga ana tjetër besoj se gjetëm mirëkuptimin për domosdoshmërinë që këto zgjedhje kaq të rëndësishme për Shqipërinë në një monent kaq të rëndësishëm të mos ketë asnjë arsye që nesër të jenë të papranueshme."- tha Rama në një prononcim për median.br I pyetur nëse dorëheqja e Bibës është pjesë e marrëveshjes me LSI, Rama tha" Eshtë krejtësisht e pavërtetë" br "Ushqej respekt të plotë për Denar Bibën i cili nuk vjen nga radhët e PS, nuk është propozuar prej nesh për të qenë një ushtar partie në KQZ dhe ne aktin e tij ka afirmuar të gjithë integritetin moral e profesional në kundërshtim të hapur me cënimin flagrant të integritetit moral e profesional të anëtarit të KQZ."br Pyetjes se kush do të jetë emri zëvendësues i Bibës, Rama u përgjigj: "Nuk flasim për zënvedësim personash por për rikthim të ligjshmërisë së këtij institucioni." (ad.tishqiptarja.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 01:17