Strugë, protesta kundër rivotimit

Strugë, protesta kundër rivotimit

Qindra qytetarë shqiptarë protestuan sot para Komunës së Strugës, në shenjë revolte ndaj vendimit të Gjykatës Administrative, që në këtë qytet të rivotohet në gjithsej nëntë vendvotime. Organizatorët e protestës, lëvizja qytetare 'Zëri' thanë se vendimi i Gjykatës Administrativë është i turpshëm. Armend Pollozhani nga lëvizja 'Zëri' tha se kjo gjykatë është duke punuar në shërbim të pushtetit dhe jo në shërbim të qytetarëve.br br "Jemi mbledhur në këtë vend për të reaguar ndaj vendimit jo ligjor dhe diskriminues të gjykatës administrative. Vendim i cili është tendencioz dhe i ndikuar politikisht nga pushteti aktual në dëm të vullnetit demokratik të qytetarëve në Strugë. Për ne është i pa pranuar fakti me të cilën një institucion,siç është gjykata administrative e cila supozohet të jetë e pavarur dhe në shërbim të qytetarëve,pa dallim etnie,haptazi vihet në shërbim të pushtetit aktual,duke diskriminuar dhe shpërfillur vullnetin demokratik të qytetarëve shqiptarë në Strugë. Protesta ka për qëllim mbrojtjen e vlerave demokratike dhe qytetare të cilat u denigruan nga kjo pseudo gjykatë", deklaroi Armend Pollozhani, Lëvizja qytetare ZËRI.br br Edhe kandidati i PDSH-së për qytetin e Strugës Ziadin Sela ditë më parë tha gjithashtu se Gjykata Administrative ka goditur thellë demokracinë në vend dhe se Institucionet e shtetit gjithnjë po dëshmojnë se janë kundër demokracisë, kundër progresit e zhvillimit, dhe janë pro destabilizimit dhe pro përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike. Më 15 prill, Gjykata Administrative mori vendim që në nëntë vendvotime në Strugë të përsëriten zgjedhjet si dhe 29 vendvotime në Komunën Qendër. Ky vendim shtyu kryetarin e Gjykatës Husamedin Limani të japë dorëheqje.


User: alsatmtv

Views: 3

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 01:46