Itali, shkatërrohet grupi terrorist me bazë në Puglia

Itali, shkatërrohet grupi terrorist me bazë në Puglia

Forcat speciale të policisë italiane kanë shkatërruar një celulë terroriste me bazë në Puglia. Personat e arrestuar dyshohen të kenë pasur kontakte të ngushta me terroristët, që kërkohen në listën ndërkombëtare. br br Policia ka arrestuar gjashtë persona, në Itali dhe në Belgjikë me akuzën e bashkëpunimit ndërkombëtar për terrorizëm dhe nxitje të urrejtjes racore.br br Gjithashtu ata dyshohen se kishin planifikuar sulme terroristë në Itali si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndalimi i tyre u bë pas një sërë hetimesh ku janë gjetur edhe video ku paraqiteshin njerez duke bërë ushtrime ushtarake. br br Bëhet fjalë për një prej grupeve më të mëdha terroriste, që janë kapur vitet e fundit të cilët nxisnin sulme vetëvrasëse në Perëndim dhe në zonat e luftës.


User: Report TV

Views: 3

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 00:43

Your Page Title