Një film maqedonas në festivalin e Kanës!

By : alsatmtv

Published On: 2015-08-21

2 Views

00:38

Maqedonia për të katërtën herë me radhë do të marrë pjesë në panairin filmik të Festivalit të filmit në Kanë edhe atë prej datës 15 e deri më 24 maj ku do të promovohet filmi "Gjysmëloja e tretë" e regjisorit Darko Mitrevki. Ndërkohë, në pjesën e prezantimit të filmave të shkurtër, Maqedonia do të marr pjesë me dy filma dokumentarë edhe atë me "Kërkues pas zërit" në regji të Suzana Dinevskit, dhe me projektin e pavarur i titulluar "Dyer", i xhiruar në Manastir, i autorit Mikele di Angelis nga Italia. Ndërkohë Fondi i Filmit sot shpalli konkurs për draftin e parë të skenarit të ri. Konkurset për zhvillim të skenarit në tre vitet e fundit ishin shpallur gjatë kohës së festivalit "Vëllezërit Manaki", por këtë vit i njëjti është vendosur që të shpallet shumë më herët me qëllim që ata që do të përkrahen nga fondi i filmit të kenë kohë të aplikojnë në deri në muajin tetor të këtij viti, konkurs ky vjetor për përkrahje të projekteve filmike.

"Në festivalin e filmit në Kanë këtë vit në panairin filmik do të marrë pjesë filmi vendor 'Gjysmëloja e tretë' i cili është prezantuar edhe nëpër festivale të tjera në botë. Në Short Film Corner do të prezantohen dy filma të metrazhit të shkurtër nga vendi, edhe atë 'Alkemia e Zërit' në regji të Suzana Dinevskit, i përkrahur nga Fondi i Filmit të Maqedonisë dhe filmi tjetër i pavarur "Dyer", i xhiruar në Manastir, i cili u prezantua vitin e kaluar gjatë festivalit Vëllezërit Manaki, i autorit Mikele di Angelis nga Italia", deklaroi Darko Bashevski, drejtor i Fondit të Filmit. Alsat-M

Trending Videos - 22 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 22, 2024