Belle Air kompenson pasagjerët pas denoncimit në A1 Report

Belle Air kompenson pasagjerët pas denoncimit në A1 Report

TIRANE- Një grup prej 50 personash të cilët kanë paguar biletat për t'u nisur për në ishullin e Kretës, u bllokuan sot paradite në aeroportin e Rinasit. br br Për TV A1 Report pasagjerët u shprehën të revoltuar, pasi thonin se "ishin bllokuar pa shkak nga kompania e fluturimeve dhe se justifikimet ishin të pabesueshme".br br Sipas drejtuesve të kompanisë së fluturimeve "Belle Air" shkak për mos nisjen ishte moti i keq në ishullin e Kretës, por pasagjeret e mohonin këtë fakt, dhe bënin apel për zgjidhjen e kësaj situate.br br Në një lidhje telefonike me Tv A1 Report, një nga personat që do udhëtonin drejt Kretës, deklaronte se arsyeja e motit të keq nuk qëndron, "pasi të afërmit në Kretë u thonin, se koha ishte e mirë". br br Ata deklaruan se kompania nuk i kishte dhënë asnjë shpjegim për biletat, dhe orarin e nisjes, i cili ishte parashikuar për orën 12:00 të ditës së sotme, duke i lënë në aeroport.br br Pas bërjes publike të shqetësimit në Tv A1 Report kompania "Belle Air" njoftoi për anulimin e fluturimit dhe kompensoi pasagjerët për çmimin e biletës. Kompania ka njoftuar se nisja e avionit do të kryhet në një tjetër datë.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 02:28