Zhernovski fillon revizionin e 'Shkupi 2014'

Zhernovski fillon revizionin e 'Shkupi 2014'

Prej sot ka filluar revizioni për projektin 'Shkupi 2014". Komisioni i përbërë nga ish kryetarë të komisionit për anti-korrupsion, Sllagjana Taseva dhe Dragan Malinovski në afat prej 6 muajsh do të duhet të përgatisë raportin final për këtë projekt. Ai parapraku pritet të publikohet pas 90 ditësh. Kështu ka njoftuar kryetari i komunës Qendër Andrej Zhernovski. Sipas tij Taseva dhe Malinosvki janë njerëz a-partiak që paraqesin garanci për një revizion të drejtë dhe të paanshëm. Ai njoftoi se revizioni për projektin 'Shkupi 2014' do të realizohet në tre nivele, formimi i këtij Komisioni, ftesa që pritet t'i bëhet të hënën entit shtetëror për revizion si dhe angazhimi i një institucioni revizor me renome, për të njëjtin projekt.br br "Ky komision ka 90 ditë që t'i ofrojë opinionit raportin paraprak ndërsa raporti final sipas vendimit duhet të jetë gati pas 6 muajsh. Dëshiroj të theksoj se këtë nuk e bëj për revanshizëm politik por e bëjmë për shkak se të gjithë, si parti politike dhe institucione, së paku në mënyrë deklarative angazhohemi për transparencë në punën tonë", deklaroi Andrej Zhernovski kryetar i komunës Qendër.br br Anëtarët e Komisionit theksuan se do të punojnë në bazë të dokumenteve ekzistuese në komunën Qendër dhe se do të jenë transparentë në punën e tyre.br br "E gjithë kjo punë, do të bëhet në mënyrë profesionale, në bazë të ligjeve dhe procedurave ekzistuese. Nuk do të ndërhyjmë në kompetenca të tjetra, nuk do të bëjmë hulumtim klasik por do të bëjmë një analizë me të cilën do të vërtetojmë gjendjen faktike që mund të konstatohet në bazë të këtyre dokumenteve që janë këtu", u shpreh Sllagjana Taseva, anëtare e Komisionit.br br br "Në periudhën e kaluar, atë të implementimit të këtij projekti 'Shkupi 2014', qytetarët e Qendrës, Shkupit por edhe të Maqedonisë ishin të hendikepuar me faktin që informacionet rreth mënyrës, procedurës, transaksionet financiare, vlerat etj, nuk ishin transparente për opinionin dhe kjo, në një mënyrë është tentativë që transparencën e munguar atëherë, t'ja ofrojmë tani qytetarëve", tha Dragan Malinovski, anëtar i Komisionit.br br Ka reaguar VMRO-DPMNE duke thënë se deri tani, revizioni i trumbetuar nga Zhernovski duhej të kishte përfunduar. Sipas partisë në pushtet, mjaftojnë vetëm 30 ditë për revizon të rreth 30 përmendoreve që janë nën kompetenca të komunës Qendër, dhe pjesë e projektit 'Shkupi 2014'. Ata i bëjnë thirrje Zhernosvkit që të përfundoj revizionin dhe të mos shpenzojë gjithë mandatin duke u marrë me paralajmërime dhe shfaqje në media. Sa i përket përbërjes së Komisionit, nga VMRO-DPMNE theksojnë se ai nuk është a-partiak, pasi Taseva dhe Malinovski kanë qenë funksionarë të zgjedhur në mandatin e LSDM-së dhe PLD-së.


User: alsatmtv

Views: 0

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 02:40