Të rinjtë, kundër ushqimit të modifikuar

Të rinjtë, kundër ushqimit të modifikuar

Të rinjtë në Maqedoni, ngritën zërin kundër ushqimeve të modifikuara gjenetikisht GMO. Organizata joqeveritare, '' Sllow Food'' organizoi një ngjarje në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, me qëllim që ti edukojë qytetarët se sa është i dëmshëm dhe i rrezikshëm ushqimi i modifikuar gjenetikisht që është i pranishëm në vendet fqinje, por që sipas të dhënave zyrtare, ende nuk ka depërtuar në Maqedoni.br br "Organizmat gjenetikisht të modifikuara janë organizma që përmbajnë një gjen që natyrisht nuk e kanë në strukturën e tyre. Këtë, organizmi i njeriut nuk mund ta dallojë dhe me të ushqehen qelizat kancerogjene, pastaj krijohen sëmundje vetë imune, që në ditët e sotme janë më tepër të zhvilluara. Ne si organizatë duam ta edukojmë popullin, pse ky ushqim është i dëmshëm dhe pse ndikon negativisht, pastaj pasojat nga ky ushqim janë afatgjata dhe mund të ndikojnë mëtej në gjeneratat që vijnë, të shkaktohet sterilitet dhe shumë sëmundje të tjera", tha Shenaj Skenderovska, inxhiniere e Teknologjisë Ushqimore.br br "Të nxitur nga ky marsh, Rrjeti i Rinisë, "Slow Food" në Maqedoni'' organizoi ngjarjen që ka për qëllim edukimin e vërtetë të popullatës për atë se çka janë organizmat e modifikuar gjenetikisht, ngjarja është paramenduar që të jetë si një koloni arti", tha Katarina Radevska, OJQ, "Slow Food".br br Derisa marshe kundër ushqimeve të modifikuara gjenetikisht po organizohen në mbarrë globin, të rinjtë në vend u ankuan se nuk po marrin mbështetje nga institucionet përgjegjëse në vend, siç është Fakulteti i Shkencave të Bujqësisë dhe Ushqimit dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, që të marrin pjesë në këtë ngjarje dhe të shpjegojnë se si kontrollohet ushqimi i modifikuar gjenetikisht në Maqedoni. Në Maqedoni që nga viti 2008 ka një rregullore ligjore me të cilën ndalohet importi i ushqimit të modifikuar gjenetikisht. Më së shpeshti, në rajonin tonë, si ushqim i modifikuar gjenetikisht mund të haset misri.


User: alsatmtv

Views: 3

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 01:56