Analistët: Ivanov, president i papërgjegjshëm

Analistët: Ivanov, president i papërgjegjshëm

Akuzat e presidentit Ivanov se vendet anëtarë të Bashkimit Evropian janë fajtore për dështimin e Samitit të Ohrit janë të papërgjegjshme sidomos duke marrë parasysh se vijnë nga i pari i shtetit. Kështu mendojnë analistët, të cilët fajësojnë Ivanovin për dështimin e Samitit të Ohrit, dhe deklaratat e tij i cilësojnë si debakël të dytë pas dështimit të Samitit. Ismet Ramadani thotë se Gjorge Ivanov me deklarata të tilla nxjerr në sipërfaqe qëndrimet e tij që janë kundër përcaktimit të mbi 90 të qytetarëve, të cilët duan anëtarësim të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO.br br "Krejtësisht do të ishin legjitime po të ishin këto deklarime nga një pozicion i një intelektuali, por asnjëherë nuk mund të arsyetohet nga një president shteti. Ajo që brengos është se definitivisht del në pah se blloku maqedonas është i ndarë në pro-evropian dhe pro-amerikan, dhe pro një alternative tjetër", tha Ismet Ramadani, analist.br br Ramadani vlerëson se nëse vazhdon kjo politikë anti evropiane dhe anti amerikane e institucioneve shtetërore, partitë shqiptare duhet të distancohen nga politika e tillë dhe të respektojnë përcaktimin pro-evropian dhe pro-amerikan të qytetarëve shqiptar në Maqedoni. Nga ana tjetër, drejtoresha e Institutit për politikë evropiane Malinka Jordanova thekson se fajtor i vetëm për dështimin e Samitit të Ohrit është vetë Maqedonia. Sipas saj, nuk mbajnë akuzat e presidentit Ivanov se vendet e Bashkimit Evropian pengojnë faktorizimin e Maqedonisë në rajon.br br "Debakël edhe më i madh është alibia e cila mundohet të sigurojë, se për këtë është fajtor dikush tjetër, gjegjësisht se nuk kanë ndihmuar vendet anëtarë të BE-së që ai të mbahet, dhe të marrin pjesë edhe Kosova dhe Serbia. Maqedonia është e pozicionuar mirë në raport me të dy shtetet, që të mund të sigurojë impuls më të madh në korniza rajonale, dhe nuk ka arsye që për vendet e BE-së të jetë problem. Përkundrazi, ato gjithmonë kanë stimuluar rol aktiv të Maqedonisë në këtë plan", u shpreh Malinka Jordanova, Instituti për politikë evropiane.br br Analistët pajtohen se akuzat e tilla të Ivanovit janë vetëm në funksion të arsyetimit të dështimit diplomatik të Maqedonisë në organizimin e Samitit të liderëve në Ohër.


User: alsatmtv

Views: 0

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 02:20