Rrugët e Ballshit, të mbushura me plehra

Rrugët e Ballshit, të mbushura me plehra

BALLSH - Ka më shumë se pesë ditë që kontenierët e mbetjeve urbane në Ballsh janë të tejmbushura. Ato janë në rrugët kryesore të qytetit, të cilat jo vetëm që janë të mbushura, por si rezultat i kësaj të fundit qytetarët detyrohen t'i hedhin mbetjet urbane jashtë kontinierëve, duke krijuar një ambjent jo të këndshëm. Sipas banorëve, plehrat e mbetura për një kohë të gjatë nëpër kontenierë, janë kthyer edhe në burime të ndryshme infeksioni, sidomos tani, kur temperaturat janë të larta. Prishja e makines qe mbledh mbetjet urbane mendohet se është shkaku kryesor i kësaj situate.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 00:57