Harxhimet e komunave mbikëqyren në internet

Harxhimet e komunave mbikëqyren në internet

Që këtej e tutje, qytetarët do të shohin me sytë e tyre, se si i shpenzojnë paratë komunat. Përmes një uebfaqjeje, e hapur nga Fondacioni "metamorfozis", komunat janë të detyruara të tregohen transparente mbi buxhetin e tyre, dhe mi mënyrën se si e shpenzojnë atë, konkretisht për çdo projekt t ndërmarrë. Uebfaqja mban emrin 'Ndiq paratë'br br "Ideja për këtë shërbim erdhi për shkak se donim të ofronim një mundësi për komunikim mes komunave dhe qytetarëve, në mënyrë që edhe komunave t'u ofrojmë transparencë publike të politikës së alokimit të parave përgjatë vitit, kurse qytetarëve t'u ofrojmë informacione mbi mënyrën se si shpenzohen paratë e tyre", deklaroi Elena Ignatova, fondacioni 'Metamorfozis'.br br Uebfaqja ofron informata për të ardhurat dhe të dalat e buxhetit komunal nga viti 2008 e deri më sot, por fillimisht vetëm për 15 komuna. Nga "Metamorfozis" thonë se janë në bisedime e sipër për inkuadrimin edhe të komunave të tjera.br br "Më i rëndësishëm, është roli i kryetarit të komunës, gatishmëria e kryetarit për të lënë të hapur mundësinë e verifikimit buxhetor për qytetarët sepse ai është propozues i buxhetit", tha Miodrag Koliq, 'Forume në Bashkësi'.br br Ky projekt është i pesti me radhë pas një sërë projektesh të ngjashme për transparencë dhe qeverisje të mirë lokale.


User: alsatmtv

Views: 1

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 01:14