Parrulla Gruevskit: 'Maqedonia është Bullgari'

Parrulla Gruevskit: 'Maqedonia është Bullgari'

Me parrullat 'Maqedonia është Bullgari' dhe 'Duart larg nga historia bullgare' u prit sot në Qustendill, kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Greuvski bashkë me delegacionin e tij të disa ministrave ku u takuan me kryeministrin bullgar Pllamen Oresharsi. Këto protesta u organizuan nga udhëheqësi i VMRO-së bullgare, Krasimir Karakaçanov. Ky veprim nuk është komentuar nga dy kryeministrat të cilët diskutuan për përparimin dhe thellimin e marrëdhënieve të mira ndër fqinjësore, integrimet evropiane dhe euroatlantike të rajonit, thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe çështje të tjera me interes të ndërsjellë. Kryeministri bullgar, Pllamen Oresharski premtoi kolegut të tij maqedonas se Bullgaria si vend anëtarë i BE-së përkrahë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe strukturat tjera evropiane.br br "Kishim një takim në katër sy me kryeministrin Gruevski, biseduam rreth mbështetjes së Bullgarisë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE si dhe mbështetjen e vendeve tjera të Ballkanit. Shpresojmë që Maqedonia të punojë në drejtim të thellimit të bashkëpunimit të mirë ndërfqinjësor. Mirë do të ishte që të organizojmë edhe takime të përbashkëta mes historianëve të cilët do të interpretonin tezat e tyre. Unë gjatë takimit të sotëm theksova se dallimet e theksuara në planin politik nuk duhet të jenë asnjë pengesë në zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, gjegjësisht në planin ekonomiko-tregtar dhe aq më pak në zhvillimin e infrastrukturës", tha Pllamen Oresharski, kryeministër i Bullgarisë.br br Ndërkohë, kryeministri Gruevski tha se takimet e tilla janë kontribut i shkëlqyer në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve të mira mes Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe sipas tij nga këto takime mund të dalin ide, projekte dhe zgjidhje të cilat mund të zhvillojnë marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore.br br "Dy vendet dhe popujt kultivojnë marrëdhënie të mira tradicionale miqësore dhe në këtë drejtim me kolegët tanë bullgarë këmbyem opinione për përmirësimin e bashkëpunimit dypalësh në planin politik dhe ekonomik si dhe bashkëpunimin në sferat që përbëjnë interes të përbashkët. Si shtet fqinjë ne dëshirojmë dhe duam bashkëpunim në të gjitha sferat që përbëjnë interes të përbashkët me qëllim krijimin e kushteve më të mira për popujt e të dy vendeve. Theksuam se në interes të Maqedonisë dhe Bullgarisë është krijimi i një bashkëpunimi më të madh dhe intensitet më i madh në prioritete për realizimin e projekteve të mëdha që korrespondojnë në suaza të korridorit 8 e të cilat kanë të bëjnë në projektet në sferën e hekurudhave, atë të energjetikës dhe rrugëve", tha Nikolla Gruevski, kryeministër.br br Sipas kryeministrit Nikolla Gruevski, seancat e përbashkëta të qeverisë me shtetet fqinje janë një hap pozitiv në kontributin e përparimit të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe vazhdimin e praktikës pozitive të mbajtjes së takimeve me udhëheqësit e shteteve përreth. Nga Qeveria informojnë se ka disponim dhe përgjigje pozitive në iniciativat e Maqedonisë për seancat e përbashkëta q...


User: alsatmtv

Views: 2

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 02:56