Itali, 4 mijë vetë dhe kryeministri përcjellin viktimat e autobusit

Itali, 4 mijë vetë dhe kryeministri përcjellin viktimat e autobusit

ITALI -- Mbi 4 mijë persona, ndërmjet tyre edhe Kryeministri italian Enriko Leta, kanë ndarë dhimbjen e tyre të thellë me familjet e 48 viktimave që humbën jetën në mënyrë tragjike, kur autobusi me të cilin po udhëtonin u rrëzua nga 30 metra lartësi në një autostradë në Itali, mbrëmjen e së dielës. br br Funerali i 38 viktimave u zhvillua në ambientet e një pallati sportiv në qytetin e Napolit. I pranishëm në këtë ceremoni mortore ishte kryeministri Italian Enrico Letta.br br "Mos t'i lëmë vetëm familjet që kanë humbur të dashurit e tyre," -u shpreh peshkopi i Pozzuolit, Imzot Gennaro Pascarella, gjatë shërbesës mortore duke i drejtuar njëherësh edhe një apel gjykatësve që të zbardhin shkakun e aksidentit. br br Hetuesit kanë deklaruar se elementët e mundshëm për të zbuluar shkakun e incidentit të rëndë janë tre: nëse shoferi kishte konsumuar pije alkoolike, nëse automjeti ishte në gjendje të mirë teknike dhe nëse rruga ishte sipas paramterave të duhur.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 01:25

Your Page Title