Tetovë, rritet numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore

Tetovë, rritet numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore

Muaji i agjërimit si dhe temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë rezultuar me shtimin e numrit të atyre që kërkojnë ndihmë shëndetësore nga shërbimi i emergjencës, në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit në Tetovë. Sipas drejtorit të këtij institucioni, shërbimi i urgjencës pranon nga rreth 140 telefonata në ditë nga qytetarë të sëmurë.br br "Më shumë ka pacientë nga dehidrimi, aktivitetet e ndryshme që i ndërmarrin brenda ditës, sepse organizmi i dehidruar nuk iu përballon dot aktiviteteve të ndryshme fizike.Kategoria e pacientëve që na vizitojnë janë; të sëmurët kronikë që marrin terapi prej një kohe të gjatë, pacientë me sëmundje zemre, diabet dhe sëmundje mushkërish", deklaroi Gëzim Nuredini, kryeshef i Emergjencës.br br Numri më i madh i pacientëve paraqiten para dhe pas kohës së Iftarit që rezultojnë me dhembje koke, si dhe me probleme nga ushqimi i rënduar pas kohës së iftarit.br br "Në shërbimin tonë para iftarit ka një numër të madh pacientësh që vijnë e ankohen nga dhembjet e kokës, shtrëngime gjoksi e kështu me radhë. Të them të drejtën bëhet një lloj rrëmuje e cila paraqitet edhe pas iftarit. Një numër i madh pacientësh vijnë për shkak se konsumojnë sasi të mëdha ushqimi dhe fillojnë t'u manifestohen simptoma të ndryshme", tha Gzim Nuredini, kryeshef i Emergjencës.br br Përveç pacientëve që vijnë për trajtim në emergjencën e Tetovës, rreth 25 telefonata në ditë kanë të bëjmë ne aksidente dhe alivanosje. Nga shërbimi i emergjencës, si zakonisht rekomandojnë sa më tepër lëngje dhe sa më pak qëndrim në diell, por gjithsesi, mjekët e shërimit të emergjencës, kërkojnë që pacientët në kohën e iftarit të konsumojnë më pak ushqim që të mos përjetojnë probleme stomaku.


User: alsatmtv

Views: 1

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 02:01