Avokatja e Berishës mbron pronarët e rinj të ARMO-s

Avokatja e Berishës mbron pronarët e rinj të ARMO-s

TIRANË - Pas njoftimit për shitjen e aksioneve të Rezart Taçit në kompaninë ARMO të rafinimit të naftës vjen edhe konfirmimi zyrtar. Sot, megjithëse ka qenë ditë pushimi zyrtar, dita e Bajramit, Qendra Kombetare e Regjistrimit është hapur për të regjistruar ndryshimin e pronësisë dhe atë të drejtuesve të rinj të kompanisë, për pjesën e zotëruar nga Taçi.br br Rezart Taçi i ka lënë vendin si administrator Fation Veizajt. Janë regjistruar edhe largimet e anëtarëve e Këshillit Mbikëqyrës: Gramoz Taçi, Drita Aliçka, Selfo Kapllani dhe Mustafa Taçi, të cilët janë zëvendësuar nga Ibrahim Hastopalli, Laurence Stroch, Abe Halati dhe avokatja e njohur, Erinda Ballanca, e njohur edhe si avokatja e familjes së kryeministrit Sali Berisha, e cila ka përfaqësuar një bankë azere në gjyq kundër Taçit.br br 85 të aksioneve që ishin në pronësi të "Anika Enterprises" tashmë kanë kaluar në pronësi të kompanisë "Heaney Assets Corporation", çka e bën këtë kompani pronare jo vetëm të "Anika Enterprises", por edhe të "Anika Mercuria Refinery Associated Oil" dhe për rrjedhojë edhe të rafinerisë "ARMO". Gjithashtu, po më datë 8 gusht, rezulton të jetë larguar administratorja e kësaj kompanie Anika Taçi dhe në vend të saj është emëruar sërish Fation Veizaj.br br Avokatja Erinda Ballanca, e cila një vit më parë ka përfaqësuar Bankën Ndërkombëtare të Azerbajxhanit në padinë që kjo e fundit kishte bërë kundër Rezart Taçit. Banka azere kërkoi kthimin e shumës prej 75 milionë eurosh nga Rezart Taçi, shumë kjo e vendosur si garanci për blerjen e "ARMO".


User: Report TV

Views: 15

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 01:36