Fushë-Krujë, lumi Zezë i mbindotur kthehet në vendgrumbullim plehrash

Fushë-Krujë, lumi Zezë i mbindotur kthehet në vendgrumbullim plehrash

Lumi Zezë që përshkon qytetin e Fushë-Krujës është kthyer në një vend grumbullim plehrash. Mbeturina nga të gjitha llojet, duke filluar nga amballazhet prej kartoni, shishe qelqi e mbetje të tjera urbane, ndotin shtratin e lumit. br br Sipas banorëve, këto mbeturina hidhen nga tregtarët duke krijuar një situatë tepër shqetësuese. br br Ata shprehen se tregtarët jo vetëm i hedhin mbeturinat anës lumit, por edhe i djegin ato natën, duke ndotur edhe ajrin. Sipas tyre bashkia nuk ka ndërmarrë asnjë nismë për pastrimin e këtyre mbetjeve.br br Situata bëhet akoma më e rëndë në këto ditë të nxehta vere, ku temperaturat janë të larta dhe rreziku i përhapjes së ndonje epidemie është më i lartë.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 01:02

Your Page Title