EKSLUZIVE/Ja plantacionet me kanabis që rrethojnë Lazaratin

EKSLUZIVE/Ja plantacionet me kanabis që rrethojnë Lazaratin

Fshati i Lazaratit është i rrethuar tërësisht me plantacione kanabisi. Këtë e tregojnë fotot e bëra nga një distancë e caktuar, por që tregon qartësisht situatën aty. Televizioni "A1 Report" ka siguruar pamje dhe foto që tregojnë gjendjen e fshatit dhe bimët narkotike gati 2 metra të larta. br br Fotot dhe pamjet tregojnë se në Lazarat, ka parcela të tëra të mbledha me kanabis, por edhe nëpër banesa, që janë kryesisht shtëpi-vila. br br Ndërsa në fotot e bëra brenda fshatit të Lazaratit, duket se bimët e kanabisit janë rreth dy metra të larta.br br Gjatë ditëve të fundit, pas shifrave të bëra publike nga "Guardia di Finanza" se vlera e drogës në Lazarat arrin në 4.5 milard euro, policia ka nisur një aksion, por pa hyrë në fshat, vetëm duke ndaluar furgonët me punëtorë, që shkojnë aty për të punuar në parcelat e hashashit.br br Lazarati nuk ndalet në përpunimin e parcelave me kanabis, pavarësisht se forca policore lokale dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë vendosur gati 1 km larg hyrjes së Lazaratit dhe ushtron kontrolle.br br Por pavarësisht këtyre ndërhyrjeve nga jashtë fshatit të Lazaratit, aty mbizotëron gjelbërimi nga plantacionet e mbjella me kanabis Sativa, ndërsa punëtorët vazhdojnë të shkojnë me furgonë, dhe kamionët me bote me ujë hyjnë lirshëm në Lazarat. br br Policia duket e paaftë për të mbajtur nën kontroll lëvizjet në fshatin e konsideruar vatra kryesore e kultivimit të bimës narkotike.


User: Report TV

Views: 3

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 00:35