Gruevski: Opozita ti kërkoj falje Veljanoskit

Gruevski: Opozita ti kërkoj falje Veljanoskit

Opozita duhet t'i kërkoj falje kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski për atë që i bëri më 24 dhjetor, deklaroi sot kryeministri Nikolla Gruevski, duke komentuar kërkesat e LSDM-së dhe partive tjera opozitare për dorëheqjen e kreut të Kuvendit. Opozita këmbëngul në qëndrimin se më 24 dhjetor Veljanovski ka shkelur rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën e Maqedonisë me dhënien e urdhrit për largimin e deputetëve dhe gazetarëve nga hapësirat e Kuvendit.br br "Nëse ka pak virtyte, opozita duhet t'i kërkoj falje Trajko Veljanovskit për atë që i bëri në Parlament, për stresin e përjetuar më 24 dhjetor, për përpjekjen për të penguar punën e tij, madje edhe sulmin apo përpjekjen për sulm në njëfarë mënyre. Kjo është më e mira që opozita mund ta bëjë", deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.


User: alsatmtv

Views: 0

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 00:23