Shkolla "Hasan Tahsin", s'hapet klasa I, 18 fëmijë s'nisin mësimin

Shkolla "Hasan Tahsin", s'hapet klasa I, 18 fëmijë s'nisin mësimin

Tetëmbëdhjetë fëmijë të klasës së parë në shkollën "Hasan Tahsin" në Tiranë nuk e kanë nisur vitin shkollor si të gjithë të tjerët.br br Ndonëse të përgatitur me dëshirën për të hyrë në rrugën e dijes, dhe me lule në dorë ata nuk kanë mundur të nisin mësimin pasi nuk u kishte ardhur mësuesja.br br Duke mos ditur t'i shpjegonin nxënësve të vegjël "çorbën" që bëjnë të mëdhenjtë, nxënësve që prisnin me lule u kanë thënë se mësimi nuk do të mbahej sot pasi mësuesja ishte e sëmurë.br br "Nuk ishte mësuesja. Prita e prita, dëgjova që mësuesja ishte sëmurë pastaj ikëm"- thotë një nga vogëlushët që nuk mundi të nisë sot klasën e parë. Ai mbante me vete dhe një tufë me lule dhe në fytyrë nuk mundte dot të fshihte mërzitjen.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 01:51