Tiranë, Policia Rrugore nis menjëherë funksionin ndryshe

Tiranë, Policia Rrugore nis menjëherë funksionin ndryshe

TIRANË - Pas largimit nga detyra të 88 efektivëve të policisë rrugore në komisariatin e kryeqytet ku 77 policë dhe 11 oficerë u gjetën me shkelje, kryqëzimet e Tiranës prej dy ditësh drejtohen nga policët e rinj.br br Mosha e efektivëve të policisë rrugore varion nga 26 deri 32 vjeç. Djem e vajza me uniformë, prej dy ditësh përballen me Trafikun e Tiranës.br br A1Report ka vëzhguar disa nga këta policë, ku veç trafikut nuk lënë pas dore ndihmën për qytetarin duke ndihmuar moshën e tretë të kaloj në vijat e bardha.br br Gazetari i A1Report, Arsen Rusta ka vazhguar punën e efektivëve të rinj të policisë. I ndodhur në kryqëzimin e Laprakës, ai ka kërkuar edhe mendimin e qytetarëve në lidhje me këto ndryshime. "Kjo që po bëhet tani është një gjë e mirë pasi policët e rinj që janë vendosur, kanë kulturë. Ata shpresojnë që kjo mënyrë pune të vazhdojë sa më gjatë", thotë qytetarët.br br Efektivët e rinj të policisë rrugore, janë përzgjedhur në bazë të arsimit të lartë, barazisë gjinore, perfomancës së lartë në punë.br br Ndërsa burime për A1report nga Ministria e Brendshme konfirmuan se brenda pak kohësh do të ndërhyhet në të gjitha komisariatet rrugore të drejtorive të policisë në tëbr gjithë qarqet.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 02:19