Kamzë, banorët 'luftë' për t'i shpëtuar përmbytjeve

Kamzë, banorët 'luftë' për t'i shpëtuar përmbytjeve

KAMEZ- "A1 Report" ka sjellë pamjet ekskluzive të momenteve të para të përmbytjes në zonën e Kamzës buzë lumit të Tiranës në lagjen e njohur si "Treshi".br br Në orët e para të mëngjesit të tre ditëve më parë banorët janë përballur me furinë e përmbytjes e për të shpëtuar veten janë ngjitur mbi tarracat e shtëpive.br br Uji ka marrë para gjithçka në orendi shtëpiake, ku lartësia ka kaluar 1 metër e gjysmë.br br Rreziku ka qenë i madh për të gjitha familjet, pasi edhe fëmijët e vegjël janë kërcënuar nga situata e përmbytjes.br br Më të vështirë e kanë pasur disa prej banorëve, të cilët s'kanë mundur të largohen më parë, por kanë mbetur mbi bordurat e mureve rrethuese e një prej tyre dhe mbi një portë.br br Një nga banorët e zonës ka mbetur mbi një portë ngjyrë blu për afro 2 orë, derisa ka rënë intensitetiti i përmbytjes.br br Banorët tre ditë pas përmbytjeve apelojnë për ndihmë, pasi sipas tyre uji i ka marrë gjithçka në pak minuta dhe ende askush nga institucionet shtetërore s'u ka shkuar të përllogarisë dëmin.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 01:35