Ahmeti: Bexheti të vlerësojë kërkesën e SHGM-së

Ahmeti: Bexheti të vlerësojë kërkesën e SHGM-së

BDI-ja nuk ka asnjë rekomandim për ministrin e saj të drejtësisë Blerim Bexheti lidhur me kërkesën e SHGM-së për faljen e gazetarit Tomisllav Kezharovski. Lideri i BDI-së Ali Ahmeti nuk deshi të komentonte idenë për faljen e Kezharovskin, nismë kjo që mund të mbështetet nga ministria e Drejtësisë. Sipas Ahmetit, vlerësimi i tillë nga ministri Bexheti do të ishte veçse politik. Ahmeti nuk deshi të komentonte as dënimin e Kezharovsklit, i cili u kundërshta ashpër nga organizata të ndryshme botërore, si shuplakë për lirinë e shprehjes në Maqedoni.br br "Çështja e Kezharovskit është një çështje që u takon gjykatave. Ministri i Drejtësisë mund të shohë lidhshmërinë e këtij vendimi, por ky vlerësim do të jetë më tepër politik se sa i një procesi gjyqësor, sepse unë nuk mund të komentoj procese gjyqësore", tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.br br Duke komentuar krizën aktuale politike dhe kërkesën e LSDM-së opozitare për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski, Ahmeti tha se kërkesa e tillë është skenar i LSDM-së, i cili nuk do të gjejë përkrahje nga dy partitë në pushtet.br br "Mendoj se kërkesa për shkarkimin e kryetarit të parlamentit është një kërkesë politike e opozitës, në këtë rast opozitës më të madhe, të LSDM-së, dhe BDI-ja nuk është pjesë e përgatitjeve të skenarëve politike, kështu që ne nuk kemi aspak nevojë që të marrim në shqyrtim apo trajtim kërkesat e opozitës", u shpreh Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.br br Lideri i BDI-së, në disa prononcime për mediat, ka bërë të ditur se partia e tij nuk është e interesuar për humbje kohe me zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se nuk do të përkrah një ide të tillë, edhe pse është e gatshme për përballje me oponentët politikë.


User: alsatmtv

Views: 3

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 02:14