Najçevska: Maqedonia është monarki diktatoriale

Najçevska: Maqedonia është monarki diktatoriale

Qasja e qeverisë për sa iu përket zhvillimeve të fundit me dhe pas burgosjes së gazetarit Kezharovski, dëshmon përforcimin gjithnjë e më shumë të sistemit autoritar në Maqedoni. Për profesoreshën Mirjana Najçevska ngushtimi i hapësirës për shprehjen e mediave nga njëra anë dhe nënshtrimi i gjykatave ndaj pushtetit ekzekutiv nga ana tjetër, janë tregues më të mirë për rrënjosjen e udhëheqjes diktatoriale në vend. Nga kjo humnerë ku po bie Maqedonia, sipas profesores Najçevska vendi nuk do të mund të dalë dot i vetëm, nëse nuk do të kemi edhe ndihmë nga jashtë. br br "Këto janë pasojat e sistemit autoritar i cili gjithnjë e më shumë por forcohet dhe po lëshon rrënjë. Ajo që të shqetëson më së shumti është fakti se dezinformatat e pushtetit arrijnë të depërtojnë me sukses në opinion se gjoja bëhet fjalë për një vepër penale të zakonshme e cila procedohet në institucionet e sistemit dhe se çdokush që ngre zërin kundër burgosjes dhe gjykimit të Kezharovskit, në fakt ngre zërin kundër veprimtarisë normale të organeve gjyqësore. Megjithatë nuk bëhet fjalë për vepër penale por për atë se sa qytetarët kanë mundësi të marrin dhe japin informata.... Me ngushtimin e kësaj hapësire në mënyrë automatike bëhet e qartë se nuk kemi shtet demokratik, me nënshtrimin e gjykatave nën dirigjimin e qeverisë bëhet e qartë se nuk kemi as shtet juridik dhe kemi të gjitha elementet e regjimit autoritar apo diktatorial", tha Mirjana Najçevska, profesor.br br Insistimi i qeverisë që me çdo kusht të kontrollojë mediat, sipas profesores Najçevska mund të komentohet vetëm si tendencë për krijimin e një pushteti absolut. br br "Nëse askush nuk guxon të pyes, nëse askush nuk guxon të kontrollojë, as të dyshojë në atë që bën pushteti, atëherë kemi sistem jo diktatorial por sistem të udhëheqjes mbretërore. Unë pres në periudhën e ardhshme të vendoset një traditë e re që kryeministri dhe ministrat ta dorëzojnë funksionin e tyre në bazë të lidhjes së gjakut dhe jo përmes rrugëve demokratike", u shpreh Mirjana Najçevska, profesor.br br Edhe në raportin e progresit të Komisionit Evropian, sikurse dhe vitet e kaluara, si njollë e zezë për Maqedoninë mbetet gjyqësori dhe sundimi i të drejtës. Në raport theksohet se fokusi kryesor duhet të përqendrohet në pavarësinë e gjykatave por edhe në zbatimit të ligjeve në praktikë. Ndër të tjera Komisioni Evropian vë në shënjestër të kritikave edhe polarizimin e mediave në linja politike, gjë që cenon raportimin objektiv si dhe presioni ekonomik që u bëhet mediave dhe gazetarëve përmes shpërndarjes së mjegullt të reklamave qeveritare.


User: alsatmtv

Views: 1

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 02:28