A1 Report - Lezhë, rritet numri i personave të diagnostikuar me kancerin e gjirit

A1 Report - Lezhë, rritet numri i personave të diagnostikuar me kancerin e gjirit

LEZHË - Sëmundja e kacerit te gjirit ka marrë përmasa alarmante në qarkun e Lezhës, ku vetëm këtë vit numri i rasteve është rritur me 30 më shumë, ndërsa në Lezhë mungon dhe mamografia. Alarmin për këtë situatë e japin mjekët të cilët kërkojnë më shumë sensibilizim ndaj kësaj semundjeje. Madje, gratë dhe vajzat që duan të kryejnë mamografi duhet të udhëtojnë drejt Shkodrës, si pasojë e mungesës së mamografisë. br br "Kemi një rritje të konsiderushme të rasteve të kancerit të gjirit. Ky vit krahasuar me një vit më parë pati një rritje 30 të numrit të rasteve të diagnostikuara në spitalin e Lezhës. Kemi rritje të konsiderueshme në krahasim me statistikat e 2005. Unë do të thoja që kemi dyfishim të numrit të rasteve të deklaruar", shprehet mjekja onkologe Bardha Gjoni.br br br Sensibilizimi i grave dhe vajzave për ekzaminime onkologjike ka qenë e vazhdueshme, për të cilën i referohen edhe shtimi i vizitave. Takime në zonat rurale, shkolla dhe subjekte ku ka numër të lartë grash dhe vajzash të punësuara janë format e sensibilizimit, por mjekët kërkojnë që kjo të vijojë gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm për periudha të caktuara.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 01:05