BSH: Norma bazë e interesit 3,5%, stimuli më i mirë ekonomik

BSH: Norma bazë e interesit 3,5%, stimuli më i mirë ekonomik

Banka e Shqipërisë vendos të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit 3,5. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i BSH, Ardian Fullani para gazetarëve në një konferencë për shtyp.br br "BSH në një spectrum 360 gradë, duke e vlerësuar situatën si të pavarur dhe me largpamësi vendos që sot për kushtet që janë, bazuar mbi kërkesën e brendshme, mendojmë se stimuli më i mirë është të qëndrojmë në këtë nivel. Jemi shumë afër bankës zero, dmth stimuli është dhënë dhe me shumicë. Duke dhënë politikën e së ardhmes, që do qëndrojmë në nivele të ulëta dhe kjo është më mirë për vendin", shpjegoi Fullani.br br Ai shtoi se parashikimet kushtëzojnë ruajtjen e natyrës stimuluese të politikës monetare. Banka do vazhdojë të furnizojë sistemin banker me gjithë likuiditetin e nevojshëm.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 01:18

Your Page Title