Bexheti: Iniciativën e SHGM-së do ta shqyrtoj pas vendimit të Apelacionit

Bexheti: Iniciativën e SHGM-së do ta shqyrtoj pas vendimit të Apelacionit

Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti do të marrë në shqyrtim kërkesën e SHGM-së për faljen e Kezharovskit vetëm pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Bexheti tha se kërkesa po shqyrtohet me seriozitet, por nuk komentoi epilogun e mundshëm të kësaj kërkese, pa u shterur të gjitha mjetet juridike të ankesës.br br "Edhe atëherë edhe sot themi se me seriozitet e patëm shqyrtuar. Por prej atëherë deri sot kemi ndryshim të situatës. Tani më në Shkallë të Parë kemi një vendim nga ana e gjyqit. Me siguri palët do të shfrytëzojnë të drejtën e ankesës, dy-shkallshmërinë që është e obliguar, dhe do të presim më tej vendimin e Gjykatës së Apelit", u shpreh Blerim Bexheti, Ministër i Drejtësisë.br br Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë Vllado Kambovski tha se në rastin e gazetarit Kezharovski gjykata duhej të praktikojë rekomandimet e Këshillit të Evropës për dënime alternative dhe të mos e dënojë me burg gazetarin.br br "Kjo tendencë e rritjes së dënimeve për autorët e veprave më të rënda penale, duhet të ketë kundër efekt, të ketë trajtim më të butë për autorët e veprave më të lehta, për të cilët duhet të praktikohen masat alternative, si puna në shërbim të shoqërisë, dënim me kusht, shtyrje me kusht të procedurës, arrest shtëpiak. Këto në fakt rekomandohen edhe me aktet e Këshillit të Evropës", deklaroi Vllado Kambovski, Kryetar i ASHAM.br br Nga ana tjetër, duke iu përgjigjur shqetësimeve të Avokatit të Popullit për mbipopullimin e burgut në Shkup, sidomos të pjesës së paraburgimit, ministri Bexheti tha se Qeveria në mënyrë të vazhdueshme po punon për krijimin e kushteve normale për të burgosurit dhe atyre në paraburgim.br br "Jeni dëshmitarë që Qeveria është në proces të ndërtimit të burgjeve të reja, renovimit e kështu me radhë. Të gjitha këto bëhen për evitimin e çdo mundësie të stërngarkimit dhe krijimit të kushteve sa më adekuate edhe për popullatën që janë pjesë e këtyre institucioneve, që vuajnë dënimet me burg. Edhe në progres raportin kemi përshëndetje në këtë drejtim. Ka situata kur ka stërngarkesa, por megjithatë në takimet që i bëjmë në Ministrinë e Drejtësisë bëhet ajo shpërndarja që të mos ketë mbingarkim", tha Blerim Bexheti, Ministër i Drejtësisë.br br Gjatë vizitës së ekspertëve nga Avokati i Popullit në pjesën e paraburgimit ku qëndron gazetari Tomisllav Kezharovski u konstatuan kushte jonormale për personat në paraburgim, ndërsa faktori kryesor sipas Avokatit të Popullit, është mbipopullimi i sektorit të paraburgimit.


User: alsatmtv

Views: 1

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 02:36