A1 Report - Shtyhet dorëzimi i pr/buxhetit 2014, Rama: Do shlyejmë borxhet

A1 Report - Shtyhet dorëzimi i pr/buxhetit 2014, Rama: Do shlyejmë borxhet

Kryeministri Rama deklaron në mbledhjen e grupit PS se do të shtyjë për 2 javë paraqitjen e prbuxhetit të parë të qeverisë së koalicionit "Aleanca për të ardhmen Europiane".br br Në mbledhjen e grupit PS-së Rama tha prbuxheti i ri është projektuar të nisë me larjen borxheve që shteti u ka sipërmarrësve dhe se shtyrja ka të bëjë me përfudimin e termave të programit të ri me FMN-në .br br "Finalizimi i termave të programit të ri me FMN-së, për të cilin kemi gjetur edhe mbështetjen më të plotë të Bankës Botërore është dhe arsyeja pse Projektbuxheti do të shtyhet për afro dy javë në mënyrë që ngrehina e tij të mbështetet në themelin e ri që ky program përbën për ekonominë tonë në vitet në vijim. Po që sot mund të thuhet pa asnjë ngurrim se rruga e rimëkëmbjes është e hapur dhe siç e kemi premtuar ajo është e projektuar të nis me larjen e llogarive të shtetit ndaj sipërmarrjes, si dhe me mbylljen e gropave të hapura gjithandej nëpër Shqipëri me katrahura financiare dhe korruptive në infrastrukturën e vendit tonë."- nënvizoi Rama.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 02:21

Your Page Title