Rama në Shkup: Na shqetësojnë incidentet ndëretnike

Rama në Shkup: Na shqetësojnë incidentet ndëretnike

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në vizitën e parë zyrtare në Shkup, me ftesë të homologut të tij maqedonas Nikolla Gruevski kërkoi përmbushjen rigoroze të Marrëveshjes së Ohrit dhe tha se ky dokument duhet të shërbejë si një pikë referimi për të gjitha proceset e brendshme politike. Kryeministri shqiptar në këtë kuadër theksoi se viti 2014 është viti i parë në historinë e rajonit që vjen pa konflikt dhe pa pushkë drejtuara fqinjëve. Përkundrazi sipas tij të gjithë popujt e rajonit duhet të angazhohen për të ardhmen evropiane të vendeve të tyre pasi mungesa e tolerancës dhe dhuna i çon proceset prapa. br br "Për ne është e domosdoshme të kuptohet sa më mirë nga të gjitha se e ardhmja është e përbashkët dhe bashkërisht do ta ndërtojmë të ardhmen në rajon por edhe këtu në këtë vend, ku shqiptarët janë një pjesë shtet-formuese dhe ku shqiptarët janë të angazhuar në gjithë procesin politik, janë të organizuar dhe të përfaqësuar edhe ne qeverinë e sotme të Maqedonisë dhe ku shqiptarët janë të interesuar që Marrëveshja e Ohrit të plotësohet me sa më shumë rigorozitet dhe sa më shumë sukses. Por nga ana tjetër ne të gjithë duhet të jemi qetësisht mirëkuptues për kohën që kërkojnë proceset politike dhe për faktin se çdo shprehje intolerancë, dhune, i çon proceset prapa", u shpreh Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.br br Ndërkaq i pyetur të komentojë angazhimin e Qeverisë së tij për përmbushjen e të drejtave të maqedonasve në Shqipëri, Rama tha se Shqipëria angazhohet në përmirësimin e jetës se të gjithëve dhe se ky është përcaktimi i çdo partie politike pavarësisht kush është në pushtet. Nga ana tjetër kryeministrit Gruevski i vlerësoi si të qëndrueshme marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni dhe tha se sfidat mes dy komuniteteve kapërcehen përmes dialogut të hapur. br br "Marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni i vlerësoj si të qëndrueshme me dialog të hapur për të gjitha sfidat e përbashkëta", deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër i Maqedonisë. br br Dy kryeministrat Gruevski dhe Rama i vlerësuan si pozitive marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve si dhe riafirmuan mbështetjen e ndërsjellë për proceset integruese ndërsa u angazhuan edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për projekte të përbashkëta infrastrukturore.br br "Për ne është e rëndësishme që sa më shpejtë Maqedonia të integrohet në NATO dhe BE aq më mirë është për rajonin aq më mirë është për shqiptarët që jetojnë këtu, aq më mirë është edhe për maqedonasit. Ne jemi të bindur se çdo vonesë në këtë drejtim nga do që të vijë cenon prosperitetin dhe procesin e rëndësishëm të integrimit dhe zhvillimit të këtij rajoni i cili është i prapambetur për shkak të një historie konfliktesh dhe mosmarrëveshjesh për që sot ka mundësinë e madhe ta shfrytëzoj paqen në gjithë territorin e vet si një hapësirë për zhvillim", tha Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.br br "Maqedonia edhe më tej mbetet e angazhuar në mënyrë pro-aktive për avancimin e marrëdhënieve të mira ndër-fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal. Besojmë se të g...


User: alsatmtv

Views: 0

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 04:51