Vidhen gjësende të arit nga Muzeu i Maqedonisë

Vidhen gjësende të arit nga Muzeu i Maqedonisë

Gjësende të arit, sasia dhe vlera e të cilave plotësisht do të përcaktohet gjatë ditëve në vijim, janë vjedhur nga depoja e Muzeut të Maqedonisë në Shkup. Vjedhja është paraqitur gjatë ditës së djeshme në stacionin policor Bit Pazar nga njëri prej të punësuarve në këtë muze. Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska thotë se sipas hetimeve të deritanishme e të cilat ende po vazhdojnë, nuk është konfirmuar se dikush nga jashtë ka hyrë në depo për të vjedhur. Sipas saj dëmi është i madh por me vlerësimin përfundimtarë MPB do të del gjatë ditëve në vijim.br br "Rasti është paraqitur gjatë ditës së djeshme dhe për momentin po vazhdon marrja në pyetje e të gjithë personave të cilët mund të japin ndonjë informacion. Në shikim të parë duket qartë se këtu bëhet fjalë për rast serioz dhe që mungojnë gjësende me vlerë të madhe, por përpara se të përfundojë regjistrimi konkret i gjësendeve dhe pa u bërë krahasimi me atë se çfarë qëndron në evidencën e tyre dhe pa përfunduar konstatimi se çfarë mungon, ne nuk do të mund të dalim me vlerësim se cila është vlera e gjësendeve që mungojnë", tha Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.


User: alsatmtv

Views: 0

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 00:33

Your Page Title