A1 Report - Sokol Olldashi, zëri ndryshe brenda PD, karriera politike

A1 Report - Sokol Olldashi, zëri ndryshe brenda PD, karriera politike

TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike që prej 2001 ka mbajtur dhe dy poste ministrore në qeverisjen e djathtë, atë të ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Transporteve. I ardhur nga gazetaria, Olldashi hyri që herët në politikë, përmes strukturave të PD, për të qënë një ndër zërat më të fuqishëm në këtë parti, një polemist shumë i zoti dhe një zë ndryshe dhe në Partinë Demokratike në të cilën ai u rrit si politikan. Sokol Olldashi do të mbahet mend gjatë për sfidën që i bëri njërit prej deputetëve më të fuqishëm në Kuvendin e Shqipërisë Agron Duka, mbi të cilin fitoi në vitin 2005, por dhe për përballjen me kryeministrin aktual Edi Rama në zgjedhjet vendore të vitit 2007 për bashkinë e Tiranës, duke humbur garën me të. Por sfidat e Olldashit nuk kanë munguar, në përballjen me "peshat e rënda" të politikës, ketë radhë brenda partisë së tij, teksa kandidoi përballë Lulzim Bashës për postin e kryetarit të PD, ku përballë nuk kishte si rival vetëm kryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës por dhe ish-kryeministrin Sali Berisha dhe njerëzit e tij. Teksa përballoi fushatën me shumë dinjitet, pavarësisht se humbi në mënyrë jo të drejtë, Sokol Olldashi mbetet një ndër zërat më të fuqishëm ndryshe në PD, kritik i fortë brenda partisë në funksion të ringritjes së PD, debatues i fortë në Kuvend dhe në media, si dhe një mik i jashtëzakonshëm i gazetarëve, kolegu i të cilëve kishte qënë deri para pak vitesh. Ndërsa do të mbahet mend si i pari zyrtar i lartë i PD që dhe në zhvillimin më të fundit politik në Shqipëri la vulën e tij, teksa bëri thirrje për protesta masive kundër armëve kimike siriane që të mos vinin në Shqipëri.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 01:35