Kosovë, zgjedhjet ndryshojnë pushtetin në 20 komuna

Kosovë, zgjedhjet ndryshojnë pushtetin në 20 komuna

Balotazhi i mbajtur dje në Kosovë ka sjellë përmbysje të rezultatit në shumë komuna të Kosovës nga rrethi i parë zgjedhor ndërsa humbësja më e madhe është Partia Demokratike e Kosovës. Lidhja Demokratike ka fituar qytetet më të mëdha por pas 14 vjet qeverisjeje me Prishtinën, ajo tani kalon nën drejtimin e Shpend Ahmetit të 'Vetëvendosje'. Simpatizantët e saj kanë festuar deri në orët e mëngjesit fitoren e këtij subjekti politik ndërsa lideri i saj Albin Kurti tha se fitorja në Prishtinë sinjalizon ndryshimin e madh që do të ndodhë në Kosovë kurse fituesi i zgjedhjeve, Shpend Ahmeti tha se me këtë fitore Prishtina përfundimisht i është kthyer qytetarëve të saj.br br "Por ne sonte nuk e morëm Prishtinën, sonte Prishtinën ua kthyem juve. Unë vet dhe ekipi nuk do të mundemi ta ndryshojmë Prishtinën pa ndihmën e juaj. Do të punojmë bashkë prej momentit kur do ta marrim mandatin e pastaj festojmë çdoherë kur do të përfundojmë ndonjë punë, do të festojmë kur edhe në ora 2 të natës do të mund të lahemi me ujë, do të festojmë kur fëmijët nëpër shkolla do të kenë çfarë të hanë, do të festojmë kur ta bëjmë transportin publik dhe nuk kemi probleme me trafik më, atëherë do të festojmë", tha Shpend Ahmeti, kryetar i Komunës së Prishtinës.br br "Ky është një fillim i mbarë i ndryshimit të madh në Kosovë që nis me fitore në komunën më të madhe të Kosovës", tha Albin Kurti, Kryetar i 'Vetëvendosjes'.br br Përmbysjet më të mëdha në balotazhin e djeshëm kanë ndodhur në Ferizaj, Mitrovicë të Jugut, Gjilan, Lipjan , Malishevë. Këto komuna më parë drejtoheshin nga PDK-ja, por prej dje ato kanë kaluar nën drejtim e LDK-së si Gjilani, Ferizaji ndërsa Mitrovica e Jugut dhe Gjakova nën drejtimin e AKR-së, e cila më së shumti iu gëzuar fitores së Mimoza Kusarit-Lila në Gjakovë e cila mundi kandidatin e AAK-së së Ramush Haradinajt i cili humbi edhe komunën e Pejës e cila kaloi nën drejtimin e LDK-së.br br "I kemi ftuar që të shpallim fitoren. Sonte komuna e Gjakovës votoi ndryshimin. Rezultati përfundimtar pas të gjitha të dhënave të mara është 53 gjegjësisht 25 mijë votues për Aleancën Kosova e Re dhe 47 ose 22. 500 votues për Aleancën për ardhmërinë e Kosovës", deklaroi Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Gjakovës.br br PDK-ja e kryeministrit Hashim Thaçi nga komunat e madha ka fituar vetëm në Prizren. Marrë në përgjithësi kjo parti ka dalë fituese në 10 komuna kryesisht të vogla, LDK-ja në nëntë përfshirë edhe qytetet e mëdha, AAK-ja në dy aq sa edhe AKR-ja e Behxhet Pacollit. Partitë serbe kanë fituar në nëntë komuna kryesisht të vogla të themeluara pas ndarjes së re territoriale. Pavarësisht rezultatit të dobët, qeveria e drejtuar nga PDK-ja përmes një komunikate ka vlerësuar lartë mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale, të cilat u mbyllën me 1 dhjetor.br br "Sot për shtetin e Kosovës, për të gjithë qytetarët e saj është një ditë e lumtur, pasi përmbyllëm një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm drejt konsolidimit të shtetit tonë, sovranitetit dhe institucioneve demokratike dhe legjitime të...


User: alsatmtv

Views: 2

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 03:59