'Shkupi 2014', Zhernovski i shkruan Gruesvkit

'Shkupi 2014', Zhernovski i shkruan Gruesvkit

Kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski, në letrën e hapur i drejtohet kryeministrit Nikola Gruevski dhe e pyet se a ka ditur se në projektin "Shkupi 2014", kishte kriminalitet?br br "Z. Gruevski mos u fshihni pas reagimeve deri në fund jo inventive të VMRO-DPMNE-së. Dilni publikisht dhe thoni se pas dëshmive të argumentuara të revizionit ka ose jo kriminalitet në projektin "Shkupi 2014" dhe vallë a keni ju njohuri për këtë? Athua për Ju dhe për partinë, lideri i së cilës jeni Ju, miliona euro të keqpërdorura mjete dhe madje vetëm për kontratat e dëmshme për derdhjen e broncës dhe mermerit për 11 përmendore janë "vetëm" 8 milionë dhe një sasi e vogël dhe e pavlefshme?", thuhet në shkresën e Zhernovskit.br br Nga VMRO-DPMNE thonë se akuzat e Zhernovskit për kriminalitet janë absolutisht të pavërteta dhe se pasi Zhernovski konstatoi se edhe përkundër të gjitha rishikimeve nuk ka asgjë të paligjshme dhe kontestuese, filloi ta defokusojë opinionin me atë që publikisht shtron pyetje.br br "Nikola Gruevski as që ka bërë ndonjë krim, as që e ka mbështetur, as që i bie ndërmend që të mbështet çfarë do krimi dhe veprimtarie e paligjshme dhe kjo është e qartë për të gjithë. Dhe në vend që shtrojë pyetje dhe të vazhdojë të luajë lodra me opinionin publik i bëjmë thirrje nëse diçka është e paligjshme ose kontestuese të ngrejë procedurë penale", përgjigjen me shkrim nga VMRO-DPMNE-ja.br br Dragan Malinovskiit i cili ka punuar në revizionin e raportit të projektit "Shkupi 2014", thotë se ai raport është i vërtetë dhe bazohet në fakte, kurse sa i përket faktit se a ka kallëzim penal, ai për Alsat komentoi:br br "Nuk ka ndonjë format të dhënë që mund të quhet si kallëzim penal, kështu që tani këtë ta theksojmë si një element thelbësor. Thjesht, shikuar nga aspekti juridik, Prokuroria publike ka detyrim që të veprojë për elementet. Informacioni që është dorëzuar dhe në përputhje me kompetencat e veta të vendos se si të veprojë më tutje", deklaroi Dragan Malinovski, revizor i projektit "Shkupi 2014".br br Kryetari i komunës Qendër Zhernovski të shtunën dorëzoi në Prokurorinë Publike raportin e revizionit në të cilin u konstatua gjoja abuzimi i 8 milionë eurove në kontratat për 11 përmendore për projektin 'Shkupi 2014'.


User: alsatmtv

Views: 0

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 02:04