A1 Report - Shpërthimet e Bankers, ndërpritet greva, pas takimit me Gjiknurin

A1 Report - Shpërthimet e Bankers, ndërpritet greva, pas takimit me Gjiknurin

FIER- Banorët e komunës Zharrëz të Fierit kanë ndërprerë grevën e urisë të nisur dje si presion për zgjidhjen e problemeve të tyre me kompaninë Bankes Petroleum.br br Greva u ndërpre pas negociatave me ministrin e Energjetikës Damian Gjiknuri.br br Korrespondenti ynë në Fier, Kristaq Thano informon se një përfaqësi e grevistëve zhvilloi dje në mbrëmje një takim në Tiranë me ministrin i cili ndër të tjera ka premtuar ndalimin e shpërthimeve në puset e naftës.br br Përfaqësuesit e grevës së urisë i kanë thënë korrespondentit tonë në Fier se "ministri pranoi kërkesat tona"br br Prefekti i Fierit Xhevit Bush i cili ka marrë pjesë në takim u ka komunikuar banorëve të fshatit Zharrëz kërkesat për të cilat është rënë dakord mes përfaqësisë së grevistëve dhe vetë ministrit.br br 1- Largimi i firmës italiane nënkontraktore që krijonte shpërthimin e puseve të naftës për llogari të Bankers Petroleumbr br 2- Dëmet e shkaktuara nga shpërthimi i evidentuar. Janë reth 67 shtëpi të dëmtuara dhe dëmet duhet të paguhen nga qeveria shqiptarebr br 3- Të hënën të vendosen 5 stacioneve sizmike të cilat do të shërbejnë për monitorimin sizmologjik të aktivitetit në vendburimin e naftës në zonën e Patos Marinzësbr br 4-Rehabilitimi i ambientet të shkaktuara nga ndotja e shpëthimevebr br Kryetari i grevës Kastriot Lici mësohet të ketë thënë se nëse këto pika nuk realizohen atëherë zyrtarët e qeverisë nuk do të shkelin më në këtë zonë.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 01:21

Your Page Title