A1 Report - Papa Françesku Njeriut i Vitit i Revistes Time

A1 Report - Papa Françesku Njeriut i Vitit i Revistes Time

TIRANË - Revista Time ka zgjedhur Papa Françeskun si "Njeriun e Vitit 2013". Zgjedhja e tij është bërë pas votimeve të bëra nga njerëzit.br br Sipas Revistës Time, Papa i ri tërhoqi vëmendjen brenda një kohe të shkurtër.br br Papa Françesku e ka vendosur veten në qendër të bisedimeve dhe bëri thirrje për një kishë që shëronte plagët. Sipas Revistës "Time", Papa Françesku është zëri i ri i ndërgjegjes. Papa Françesku, mban vendin e parë, duke lënë pas presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili ka mbajtur vendin e parë në vitin 2008-të dhe vitin 2012-të.br br Gjithashtu mbetën pas edhe bashkëpunëtori i Agjencisë amerikane të sigurisë Edward Snowden, këngëtarja Miley Cyrus, presidenti i Iranit Hassan Rohani dhe administratori i Amazon Jeff Bezos.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 00:59

Your Page Title