Buxheti, Jakupi dhe Fazliu me fotografi ballafaqojnë argumentet

Buxheti, Jakupi dhe Fazliu me fotografi ballafaqojnë argumentet

Në ditën e fundit të debatit rreth projekt buxhetit për vitin 2014 partitë shqiptare BDI dhe PDSH u ballafaquan me argumente e kundër-argumente mes tyre. BDI-ja mbronte buxhetin me arsyetimin se në të janë përfshirë edhe kërkesat dhe nevojat e shqiptarëve. Ndërsa për PDSH-në, ky buxhet është antishqiptar dhe diskriminues, buxhet që varfëron edhe më shumë shqiptarët.br br "Është edhe një buxhet që diskriminon shqiptarët, është buxhet anti-shqiptar. Buxhet që plaçkit shqiptarët, buxhet që nëpërkëmbë djersën dhe mundin e shqiptarëve. Do të votojmë kundër sepse ky është buxhet që do të rrisë edhe më shumë varfërinë, fukarallëkun, papunësinë, mungesën e perspektivës dhe pasigurinë e shqiptarëve. ..Ky është buxhet që ndërton Kisha e kryqe, ky është buxheti që ndërton shtëpinë e ish oficerëve serb në vend të Burmali Xhamisë. Ky është buxhet që ndërton përmendoren e Car Dushanit dhe përmendore të tjera", tha Bekim Fazliu, PDSH.br br "Buxheti i viti 2014 është vazhdim i realizimit të projekteve të hartuara nga BDI-ja dhe i miratuar nga qytetarët, nga votuesit shqiptarë në RM, meqë edhe në këtë projekt-buxhet janë të parapara mjete financiare me të cilat mbështeten projekte për ndërtimin e shkollave, rrugëve lokale, magjistrale dhe rajonale, për ndërtimin e çerdheve, për ndërtimin e sallave sportive, shkollave të mesme dhe për Universitetin shtetëror të Tetovës. Parashihen bllok donacione për të gjitha komunat në vend dhe në veçanti me ata të cilat qeverisin kryetarë shqiptarë", deklaroi Nexhati Jakupi, BDI.br br Fazliu i PDSH-së dhe Jakupi i BDI-së, i ilustruan fjalimet e tyre, edhe me fotografi. br br "Këto janë foto të rrugëve në të cilat jetojnë shqiptarët...Më lejoni dhjetë sekonda për opinion e dhe njëherë t'i rikujtoj se ku jetojnë dhe si jetojnë shqiptarët", u shpreh Bekim Fazliu, PDSH.br br "Këtu e keni një fotografi nga objekti tanimë i ndërtuar dhe i vënë në funksion i USHT-së. Dhe një projekt tjetër, po ashtu i ndërtuar me mjete buxhetore he të cilën tani e gëzojnë qytetarët e Shkupit, Çairit dhe të gjithë qytetarët është Sheshi Skënderbeu. Karshi premtimeve boshe dhe të parealizuara edhe akuzave të paqëndrueshme që i bën opozita shqiptare e cila opozitë në kohën kur ishte në qeverisje bënte sehir në momentin kur hartohej dhe planifikoheshin buxhetet e viti 2007 dhe 2008", tha Nexhati Jakupi, BDI. br br Gjatë debatit nuk u anashkalua as momenti i një viti më parë, kur buxheti u votua pas largimit të gazetarët dhe deputetët opozitarë.


User: alsatmtv

Views: 0

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 03:40