Integrimet, Milloshoski kritikon Athinën

Integrimet, Milloshoski kritikon Athinën

Pas Ministrit të Jashtëm Nikolla Poposki, edhe paraardhësi i tij Antonio Milloshoski, drejtoi një sërë akuzash në adresë të Athinës Zyrtare, si shkaktare kryesore për bllokimin e integrimeve evropiane të vendit. Milloshoski madje drejtoi akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit grek Antonis Samaras, i cili sipas tij krijoi kapitalin në skenën politike të Greqisë falë riaktivizimit të problemit të emrit, dhe tani nuk ka interes që ta prish atë. Milloshoski tha se vendi nuk duhet të ketë pritje për lëvizjen para të agjendës evropiane gjatë kryesimit grek me Bashkimin Evropian. Ndërkaq nga ana tjetër përgjegjësinë e plotë rreth zbatimit të Marrëveshjes politike të 1 marsit ia faturoi opozitës. Shefi i diplomacisë Nikolla Poposki takoi sot edhe kryeministrin Nikolla Gruevski dhe kryeparlamentarin Trajko Veljanovski por asnjëri nga ta nuk deshi të prononcohet për mediat.br br "Nga informatat që ofruan një numër i madh ambasadorësh, Greqia fqinje nuk ka vullnet politik ta kapërcejë këtë çështje veçanërisht për shkak se në krye të shtetit gjendet pikërisht personi i cili shkaktoi problemin greko-maqedonas dhe në bazë të këtij problemi bëri një kapital të madh politik, të cilën nuk mendojmë se Samaras do të dëshironte ta prishte. Vitin e ardhshëm Greqia kryeson me BE-në, Maqedonia nuk duhet ketë pritje të mëdha në gjashtë mujorin e parë. Ndërkaq atë që mund të bëjë Maqedonia është që partitë opozitave dhe shumica parlamentare të miratojmë dhe zbatojmë Marrëveshjen politike të 1 marsit mes VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së në rregulloren e parlamentit. Nëse LSDM- ja pajtohet ta bëjmë këtë atë herë mendoj se mund ta përmirësojmë për një hap imazhin tonë në Bruksel", u shpreh Antonio Milloshoski, Kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme.


User: alsatmtv

Views: 0

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 00:46