A1 Report - Lazarati, shkrimi i dyte me i lexuar ne Global Post per 2013-n

A1 Report - Lazarati, shkrimi i dyte me i lexuar ne Global Post per 2013-n

SHBA - Portali i njohur i lajmeve në SHBA, Global Post e rendit lajmin për Lazaratin në dhjetë më të lexuarit për vitin 2013.br br Madje ai renditet si i dyti më i lexuar pas lajmit mbi smogun kërcënues në Kinë. Titulli i shkrimit: "Kryeqyteti i hashashit në Europë nuk është Amsterdami".br br Foton nga fushat me marijuanë në Lazarat e shoqëron dhe një tekst 4-5 rreshta, ku Lazarati jepet si "kryeqyteti i drogës në Shqipëri, famëkeq për kanabisin e tij dhe bëmat e këqija.br br Citohet edhe policia italiane sipas të cilës fitimet prej marijuanës në këtë fshat arrijnë në 6 miliard $. Edhe pse policia lokale kundërshton këtë shifër, fshatarët pranojnë se prodhimi i marijuanës po lulëzon.br br Edhe gazeta e njohur gjermane Frankfurter Allgemeiner Zeitung këto ditë ka ribotuar reportazhin e Deutsche Welle në Lazarat.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 01:05

Your Page Title