A1 Report - Mjekuan te plagosurin ne Vranisht Mjeket: Procedimi penal i gabuar

A1 Report - Mjekuan te plagosurin ne Vranisht Mjeket: Procedimi penal i gabuar

FIER- Vënia nën hetim e tre mjekëve të spitalit të Fierit në akuzën e shpërdorimit të detyrës ka sjellë reagimin e tyre dhe drejtuesve të spitalit rajonal të Fierit. Mjeku patolog Marjon Sinani, infermireri Drini Nallbani, dhe kirurgu Julian Malaj, një ditë më parë kanë mjekuar shteasin Amarildo Koçiaj 19 vjeç, i cili kishte mbetur i plagosur në një aksident automobilistik, teksa ndiqej nga policia.br br 19-vjeçari kur është paraqitur pranë bluzave të bardha ka pohuar se ishte rrëzuar nga gomari, ndërsa pasi ka marrë mjekimin është larguar.br br Menjëherë pas kësaj në spital kanë mbërriur uniformat e policisë, të cilët kanë nisur procedim penal ndaj mjekëve. Nëndrejtori i spitalit të Fierit, Klitit Gjerazi, në një konferencë për shtyp argumenton se përse është i gabuar procedimi penal ndaj mjekëve.br br Në të njëjtën linje me drejtorin e spitalit kanë qenë edhe mjekët e proceduar, të cilët në fjalën e tyre kanë theksuar së kanë kryer thjesht detyrën dhe se nuk kishin dijeni për faktin se 19-vjeçari ishte plagosur në aksident.br br Në aksidentin ku mbeti i plagosur Amarildo Koçiaj, humbi jetën kushëriri i tij 29-vjeçari Robert Koçiaj, nga fshati Varibop i rrethit Fier.br br Trupi i pajetë i 29-vjeçarit është dërguar në shtëpi nga dy persona të paidentifikuar, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


User: Report TV

Views: 30

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 02:05