Policia vazhdon të ruajë përmendoren e Car Dushanit

Policia vazhdon të ruajë përmendoren e Car Dushanit

Policia vazhdon të ruajë tashmë prej 1 muaji, 24 orë në ditë, përmendoren e Car Dushanit të vendosur në Urën 'Syri' në afërsi të Sheshit të Shkupit. Qytetarët vendas por edhe turistët që dëshirojnë ta shohin nga afër këtë përmendore, duhet të kalojnë përmes policisë, përkatësisht pjesëtarëve të njësitit elitar policor 'EBR'.br br "Tani më prej 1 muaji përmendoren e Car Dushanit, e cila u vendos në mënyrë misterioze nga institucionet të cilat sot e kësaj dite nuk marrin përgjegjësi se kush është porositësi i saj i vërtet, vazhdon ta ruaj policia, përkatësisht njësiti elitar policor 'EBR'. Përmendorja e Car Dushanit, për dallim nga përmendoret tjera është jetim, pasi për të nuk dëshiron askush nga zyrtarët të marrë përgjegjësinë e vendosjes".br br Ndërkohë, nga MPB-ja thonë policia nuk ruan përmendoren e Car Dushanit dhe as përmendoret e tjera, por policia gjendet në shërbim, në përputhje me ligjin për të garantuar rendin dhe qetësinë publike.br br "Policia, në përputhje me ligjin dhe sipas Kushtetutës ka për detyrë që të mbrojë qetësinë dhe rendin publik, dhe me këtë të mbrojë edhe sigurinë e qytetarëve. Ne jemi angazhuar dhe do të vazhdojmë kështu, gjithnjë në pajtim me kompetencat tona të jemi maksimalisht të pranishëm në terren, pasi për këtë po bëhen edhe të gjitha reformat në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë, që policia të jetë sa më shumë e gjindshme në terren dhe mes qytetarëve, me qëllim që të parandalohen çfarëdolloj incidentesh", tha Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.br br Kujtojmë se institucionet e vendit vazhdojnë të distancohen nga vendosja e përmendores kundërthënëse të Car Dushanit, duke ia hedhur topin njëra-tjetrës lidhur me autorësinë dhe porositjen e saj, përveç Ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski i cili gjatë deklaratës së tij të fundit tha se Ura 'Syri' bashkë me elementet dekorative është e ligjshme, ndërkohë që për përzgjedhjen e përmendoreve akuzoi Komunën Qendër. Nga kjo komunë nuk komentojnë deklaratat e Janakievskit. Megjithatë kryetari i saj Andrej Zhernovski, javë më parë u shpreh se të gjitha përmendoret e paligjshme, përfshi edhe atë të Car Dushanit, do të zhvendosen. Prokuroria nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim deri tani lidhur me padinë e shoqatave shqiptare, për gjetjen e autorëve të vendosjes së Car Dushanit dhe zhvendosjen e përmendores nga qendra e Shkupit.


User: alsatmtv

Views: 0

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 02:38