Tetovë, OJQ-të radikalizojnë protestat

Tetovë, OJQ-të radikalizojnë protestat

Edhepse ministri i ekologjisë Abdylaqim Ademi tha se ndotësi më i madh në Tetovë 'Jugohromi' ka reduktuar prodhimin në 30 për qind, banorët e Tetovës shprehin shqetësimin për ndotjen maksimale të ajrit në këtë qytet. Banorët të revoltuar kërkojnë nga ministria e ekologjisë që të ndërmarrë të gjitha masat për të parandaluar më të keqen.br br "Ndotja e ajrit është shumë shqetësuese ka arritur maksimumin. Në çdo aspect pengon, Ministria patjetër duhet urgjentisht të merr masa".br br "Ndotja është shumë shqetësuese sepse ka arritur 12 herrë më shumë se maksimumi dhe me të vërtetë na pengon të gjithëve. Faza e kuqe ka kaluar moti kohë por nuk janë marrë masa", thonë banorët.br br Organizatorët e protestës së mbajtur ditë më parë në Tetovë, paralajmëruan radikalizmin e protestave, nëse organet kompetente nuk marrin masa ndaj Jugohromit dhe ndotësve tjerë në këtë qytet.br br "Jemi në një pozitë që nuk kemi të bëjmë thjeshtë me ndotje por me helmim, të ajrit sepse prezencë e grimcave PM10 është diku 17 herrë më shumë se e lejuara. Është shumë shqetësuese popullata sigurisht nuk ia ka idenë se për çka flitet. Jugokromi ka një punë, duhet ti vëndoj filtrate që janë paraparë në marrëveshjen me qeverinë se kanë tetë vite që operojnë pa vendosur filtrate. Ideja jonë nuk është të mbyllet jugokromi port ë pauzojë me punë deri në vendosje të filtrave. Ne nuk duam të mbyllet jugokromi dhe të mbeten njerëz pa punë por nuk duam nga ana tjetër edhe të vëmë në rrezik 200 000 banorë të Tetovës nga kanceri", tha Arianit Xhaferi, anëtar i këshillit organizativ të OJQ-ve. br br Ndotja e ajrit në Tetovë vazhdon edhe më tej të jetë disa herrë mbi nivelin e lejuar.


User: alsatmtv

Views: 2

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 01:53