Kanali i Haraçinës, valë e re premtimesh

Kanali i Haraçinës, valë e re premtimesh

Ministri i ekologjisë, Abdilaqim Ademi sot ka inspektuar punimet në kanalin e Haraçinës pas sensibilimit të rastit në Alsat mbi lënien në harresë të këtij projekti për të cilin janë dhënë vetëm se premtime që kanë nuk janë përmbushur asnjëherë. Për dallim nga një ditë më parë kur autoritetet nxorën një buldozer, sot kishte jo vetëm më shumë buldozerë e kamionë, por të pranishëm ishin edhe deputetët e zonës, të cilët nuk janë parë shpesh në foltoren e Kuvendit. Pas mbikëqyrjes disa minutash, Ademi dha premtimin e radhës i bindur se punimet do të zhvillohen sipas dinamikës së parashikuar.br br "U informuam nga realizuesi i punimeve se punët zhvillohen sipas dinamikës së parashikuar. Mund të ju informoj se në vitin 2013 ne kemi realizuar, kemi paguar për kompaninë 150.000 euro deri tani, ose 10 milion denarë, kurse për vitin 2014 janë siguruar rreth 180.000, siç është paraparë në dinamikën për realizimin e këtij projekti, dhe për vitin 2015 janë paraparë 800.000 euro. Shpresoj që kompania, por edhe ne do të jemi në gjendje që ta realizojmë të njëjtin ashtu siç e kemi paraparë në marrëveshje", tha Abdilaqim Ademi, Ministër i Ambientit Jetësor.br br Edhe kryetari i Komunës së Haraçinës Brahim Ajvazi shpreson se punimet rreth këtij kanali do të përfundojnë në afatin e parashikuar. br br "Shumë zhurmë është bërë për këtë kanal, por mendoj se tashmë i ka ardhur fundi", deklaroi Brahim Ajvazi, kryetar i Komunës së Haraçinës. br br Por premtime dhe afate kohore janë dhënë edhe më parë. Madje Ministri i ekologjisë para dy viteve ishte zotuar se punimet për këtë kanal do të mbyllen gjatë vitit 2012. br br "Janë ndarë mjetet nga buxheti i Maqedonisë dhe përfundimisht projekti do të realizohet gjatë vitit 2012", kishte thwnw Abdilaqim Ademi, Ministër i Ambientit Jetësor (15.10.2011). br br Banorët e fshatit shpresojnë që kësaj radhe afatet nuk do të shkelen. Ata vite me radhë druajnë nga epidemitë e mundshme që mund të sjellë lënia pas dore e kanalit, por edhe rrezikun që paraqet për fëmijët e kësaj ane, duke ditur se kanali gjendet pikërisht buzë oborrit të shkollës fillore.


User: alsatmtv

Views: 2

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 02:05

Your Page Title