Dnevnik, gazetarët e apostrofuar paralajmërojnë padi

Dnevnik, gazetarët e apostrofuar paralajmërojnë padi

Gazeta pro-qeveritare "Dnevnik", del në mbrojtje të skandalit me Ivona Talevska, duke publikuar në faqen e parë një tekst se ka edhe gazetarë të tjerë të cilët kanë firma. Megjithatë, "Dnevnik" nuk zbulon nëse gazetarët që i përmend janë të përzier në skandal ose në punë të paligjshme. Gazetarët e përmendur paralajmëruan padi, pasi një pjesë e kompanive për të cilat shkruan gazeta, as ata nuk e dinë se ekzistojnë.br br "Nuk kam asnjë lidhje me ndonjërën prej këtyre firmave. Nuk e njoh asnjërën, përveç organizatës joqeveritare "Hodnici", të cilën e formova kur e humba punën në Televizionin A1 dhe për të cilën kam paguar tatime. Por, ajo kurrë nuk funksionoi dhe nëpërmjet saj kurrë nuk ka kaluar asnjë denarë. Kompania tjetër është e bashkëshortit tim, ku unë nuk figurojë. Firmat e tjera për herë të parë i shoh. Për të gjithë këtë gazetarja Katerina Neshkova dhe gazeta "Dnevnik" do të përgjigjen në gjykatë", u shpreh Mençe Atanasova-Toçi.br br "Dobët e ndjek shtypin e verdhë, por sot prej atje mësova se unë jam pronari i kafenesë "Tomçe". Me këtë rast i ftoj të gjithë kolegët e gazetës "Dnevnik" që të vijnë të qeras në restorant. Është e vërtetë se jam themeluesi i Institutit për Politika Evropiane, e cila për momentin nuk është aktive. E themeluam së bashku me profesorët Gjorge Ivanov, presidentin aktual të Maqedonisë dhe Sasho Gjeorgjievin. Shpresoj se kur Ivanovit do ti përfundojë mandati, përsëri do ta riaktivizojmë punën e Institutit", tha Borjan Jovanovskibr Ka reaguar edhe Aco Kabranov në portalin "Libertas":br br "Do të ishte mirë që ti kontrolloni edhe bilancet e llogarive të kompanive të mia, dhe tuajat Ivona, Llatas dhe të ngjashmit me ta, të shohim se çfarë para kanë hyrë dhe dal prej tyre. Më vjen keq që do të zhgënjeheni, por në llogarinë time nuk ka as para e as kriminalitet. Tentimi që të arsyetoni kolegët tuaj, dhe jo vetëm ata, por edhe pronarët e juaj, është veprim steril".br br Gazetarja Meri Jordanovska thotë se nuk është e ndaluar që prindërit e saj të kenë firma, në të cilat ajo nuk figuron në to, siç pretendon gazeta "Dnevnik".br br "Rrëqethem nga fakt se si gazeta "Dnevnik" i dinë emrat, numrat personal dhe kompanitë e prindërve të mi - kjo nuk është diçka që ekziston në regjistër, kështu që shtroj pyetjen se me cilat institucione kanë punuar në hartimin e tekstit".br br Olivera Trajkovska që po ashtu përmendet në tekst, doli me porosi:br br "Nëse Gruevski në të ardhmen planifikon ndonjë fushatë në media "TURPROHUNI", unë përpara lajmërohem me Media Art-in që ta realizojë, kurse Ilija Dimovski të më ndihmojë të fitojë ankandin, natyrisht!".br br Ndërkaq, gjatë ditëve të fundit për gazetën "Dnevnik", afera me redaktoren e Televizionit Sitel, Ivona Talevska, pothuajse edhe nuk ekzistonte, ndërsa kërë aferë për të cilën u zbardhën dokumente zyrtare, e injoruan pothuajse të gjitha mediumet pro-qeveritare.


User: alsatmtv

Views: 4

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 02:45