A1 Report - Kupa e Botës, në Sao Paulo protesta kundër kostove të larta të ndërtimit

A1 Report - Kupa e Botës, në Sao Paulo protesta kundër kostove të larta të ndërtimit

Rreth 2,500 njerëz zbritën në rrugët e Sao Paulo-s ditën e shtunë për të protestuar për koston e lartë të Kupës së Botës, që do të zhvillohet në Brazil. Por këto protesta u kthyen në të dhunshme në disa zona të qytetit.br Protestuesit dëmtuan dyqanet, bankat si dhe u vunë zjarrin gomave e dogjën një makinë. Sipas tyre, milionat e harxhuar në ndërtimin e stadiumeve të rinj, mund të përdoreshin për shërbimet publike, si transportimi, shërbimi shëndetësor apo shkollimi.br br Policia braziliane arriti të arrestojë 128 protestues gjatë përleshjeve si dhe u detyrua të anullojë festimet e planifikuara për 460 vjetorin e qytetit.br Shumë besojnë se ky qëndrim i një pjese të mirë të popullsisë do të dëmtojë imazhin e turneut dhe popullaritetin e presidentes braziliane, Dilma Rousseff në prag të zgjedhjeve të ardhshme, në muajin tetor.br Kupa e Botës do të startojë në 12 qershor 2014, me ndeshjen hapëse që do të luhet pikërisht në Sao Paulo.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 00:57