Maqedoni - Irak, marrëveshje mes Odave Ekonomike

Maqedoni - Irak, marrëveshje mes Odave Ekonomike

Produktet që Maqedonia eksporton drejt Irakut duhet të jenë nën garancinë e standardeve Hallall, dhe në përputhje me standardet mbarëkombëtare. Kështu deklaroi sot përfaqësuesi i Odës ekonomike të qytetit kurd Sulejmania të Irakut, gjatë firmosje së marrëveshjes për bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë.br br "Çdo prodhim që hyn në shtetin tonë, kalon nëpërmjet kontrollit doganor ku vlerësohet cilësia, e ku vendoset se cilat produkte mund të hyjnë dhe cilat jo. Sigurisht që, produktet duhet të përmbushin standardet ndërkombëtare", tha Jasin Rahim Faraj, nënkryetar i Odës ekonomikë të Sulejmanias në Irak.br br Nga Maqedonia për në Irak, deri tani më së shumti eksportohen mollët dhe agrume të tjera. Nga delegacioni i Odës së Sulejmanias premtuan se tregtia do të zgjerohet edhe në sektorët e tjerë.br br "Fillimisht ne do donim që të importonim produkte bujqësore, para së gjithash, fruta! Por importin do të donim ta zgjeronim edhe në shumë sektorë të tjerë, sikurse pajisje industriale, në industrinë farmaceutike, ndërtimtari, turizëm", deklaroi Jasin Rahim Faraj, nënkryetar i Odës ekonomikë të Sulejmanias në Irak.br br Sipas Odës Ekonomike të Maqedonisë, shkëmbimi tregtar mes Maqedonisë dhe Irakut nuk është në nivelin e duhur. Vitin e Kaluar shkëmbimi shënoi shifrën e 3,4 milion dollarëve, që do të thotë 15 më e ulët krahasuar me 2012-ën. Shkëmbimi maksimal i realizuar ndonjëherë, ndodhi në vitin 2011, 7,5 milion dollarë.


User: alsatmtv

Views: 1

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 01:32