A1 Report - EKSKLUZIVE/Shpërthimi i një bombole gazi në një ndërtesë në flakë në Lushnje

A1 Report - EKSKLUZIVE/Shpërthimi i një bombole gazi në një ndërtesë në flakë në Lushnje

A1Report siguron pamjet ekskluzive të filmuar nga një kamer amatore ku tregohen momentet e shpërthimit të një bombole gazi në një ndërtesë dy katëshe në qytetin e Lushnjës.br br Në video duket ndërtesa e përfshirë nga flakët dhe pas disa sekondash ndodh dhe shpërthimi i bombolës së gazit që gjendeshe brenda në ndërtesë. Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i plagosur një efektiv i policisë, që ndodhej pranë godinës në pritje të zjarrfikëseve. br br I plagosuri është shtetasi Dajlan Debinja, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku ndodhet jashtë rrezikun për jetën. Mësohet se flakët e zjarrit përshinë fillimisht katin e dytë të banesës, ndërsa të zotët e godinës dolën në kohe dhe njoftuan policinë dhe zjarrfikësen. br br Forcat e policisë mbërriten menjëherë në vëndngjarje dhe pikërisht në momentin që efektivi i policisë po punonte për të mbajtur larg njerëzit nga zjarri u regjistrua edhe shpërthimi. br br Më pas në vendngjarje mbërritën edhe forcat zjarrfikëse, të cilët vunë nën kontroll flakët e zjarrit.


User: Report TV

Views: 4

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 01:21

Your Page Title