'Politika' ka reaguar ndaj thirrjeve të Llatasit për mobilizim etnik

'Politika' ka reaguar ndaj thirrjeve të Llatasit për mobilizim etnik

Bashkimi Demokratik për Integrim ka dënuar thirrjen e Latasit për mobilizim etnik, duke theksuar se një mobilizim i tillë me automatizëm do të nxiste mobilizimin e palës tjetër dhe do ta ndante vendin ne vija etnike. Kjo sipas zëdhënësit të BDI-së nuk shkon në të mirë të qytetarëve dhe vet shtetit. br br "Është alternativë e logjikshme nëse do të grupohen në njërën palë, do të grupohen edhe shqiptarët në palën tjetër për të mbrojtur interesin e tyre. Por kjo nuk mendoj se është interes i vendit, i shtetit dhe i qytetarëve në këto kushte dhe jo rastësisht propozimi i BDI-së është për kandidat konsensual me të cilin do të zbutet edhe klima parazgjedhore presidenciale edhe do të ritet integrimi dhe kohezioni i brendshëm në shoqëri", deklaroi Bujar Osmani, BDI.br br Ka reaguar edhe PDSH-ja duke akuzuar BDI-së se përmes qeverisë ka ndarë mjete për Llatasin, të cilin e quajti Pinjoll.br br "Ky pinjoll i Millosheviqit duket se ka filluar ti arsyetoj parat e marra pikërisht nga BDI-ja. Këtij pinjolli të Millosheviqit, BDI përmes qeverisë i ka nda milion euro para të shqiptarëve", deklaroi Bekim Fazliu, PDSH. br br Ndërkohë nga Partia e Re Socialdemokrate vlerësojnë se pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, është e paimagjinueshme formimi i qeverisë pa pjesëmarrjen e shqiptarëve në të.br br "Në Republikën e Maqedonisë, qeverinë asnjëherë nuk e kemi ndarë në baza etnike, qeveri vetëm e maqedonasve apo shqiptarëve. Të gjithë janë qytetarë të Maqedonisë, posaçërisht faktori shqiptar si bashkësi e dytë etnike në RM, vlerësoj e propozimi i tij është jologjik. Pas Marrëveshjes së Ohrit, nuk mendoj thënë kushtimisht se do të kemi mundësi të formojmë qeveri pa pjesëmarrjen e faktorit shqiptarë", tha Goran Misovski, PRSD.br br Edhe Lëvizja Qytetare Zgjohu kërkon nga Agjensioni I mediave, partitë politike e në veçanti nga VMRO-DPME-ja që të dënojnë paraqitjen skandaloze të siç thuhet pseudo-gazetarit Dragan Pavlloviç -Llatas në televizionin Sitel. "Këshilli për Radiodifuzion duhet që urgjentisht ta dënoj këtë pseudo-gazetar që abuzon me median kombëtare për të promovuar një parti politike si dhe për të nxitur urrejte ndëretnike dhe t'i ndalohet puna gazetareske. Reagimi i parë duhet të vijë nga vet VMRO DPMNE dhe ashtu siç u largua nga ekrani televiziv gazetarja milionere Ivona Talevska, ashtu duhet të largohet edhe pseudogazetari Llatas", thuhet në reagimin e lëvizjes qytetare 'Zgjohu'.


User: alsatmtv

Views: 0

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 02:24

Your Page Title