A1 Report - Shpallet gjendja e emergjecës mjedisore, ngrihet Task Forca

A1 Report - Shpallet gjendja e emergjecës mjedisore, ngrihet Task Forca

TIRANË- Komiteti për Menaxhimin e Mbetjeve vendosi sot shpalljen e gjendjes së emergjencës mjedisore në vend, si dhe rekomandoi ngritjen e një Task Force, për shkak të mbetjeve të shumta dhe ndotjes së madhe që ekziston në të gjithë qytetet e Shqipërisë.br br "Situata është emergjente. Probleme ka në të gjitha qarqet, sidomos në qytetet kryesore dhe rrugët e tyre", ka pohuar sot në një konferencë për shtyp, zv.Ministrja e Mjedisit, Oliana Ifti, njëkohësisht kryetare e Komitetit për Menaxhimin e Mbetjeve.br br Sipas Iftit, gjendja më e vështirë është në Orikum, Velipojë, Vlorë, Sarandë, Shkodër, Plazhin e Orikumit, grykëderdhjen e Semanit.br br Gjendja problematike ndeshet edhe në pikat kujfitare e deri në qendër të qyteteve dhe kryeqyetetit. Çka sipas Ministrisë së Mjedisit kjo jo vetëm krijon imazh negative tek vizitorët, por paqet kërcënim për mjedisin në tërësi.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 01:52

Your Page Title