A1 Report - Kukes, aksident tragjik, furgoni bie ne humnere, 6 te vdekur

A1 Report - Kukes, aksident tragjik, furgoni bie ne humnere, 6 te vdekur

Një defekt teknik në sistemin xhenerik të automjetit dyshohet të jetë shkaku i aksidentit tragjik, në afërsi të Topojanit në Kukës, që i mori jetën 6 personave dhe plagosi rëndë 4 persona të tjerë. br br Dyshimet parapke janë për daljen e kokës së zbarës që lidh grupin e drejtimit të mjetit me gomën, dhe kjo ka shkaktuar daljen e furgonit me AA870 FY dhe rrëzimin në rrëpirën mbi 50 metra të lartë.br br Në vendin e ngjarjes krahas grupit të hetimit të drejtorisë së Policisë së Kukësit janë dërguar dy ekspertë hetues të drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si edhe një ekspert autoteknik privat i kontraktuar nga Prokuroria.br br Nga pamjet e publikuara nga A1Report duken dëmtimet e shumta të furgonit, të cilit nuk i kishte mbetur asnjë vend i pagoditur nga rrëzimi dhe rrotullimet derisa ka përfunduar në vendin që duket në këto pamje. br br Sipas burimeve pranë grupit të hetimit vendi ku ka dalë automjeti nga rruga ka qenë i drejtë dhe nuk ka patur mundësi që në kushte normale automjeti të dalë nga karrexhata. br br Për më tepër që në automjet drejtuesi kishte edhe vëllanë dhe kunatën në muajin e katër të shtatëzanisë dhe nuk besohet që në këto rrethana të ecte shpejt apo të kryente manovrime të pamenduara mirë duke shtuar elementët që mbështetin pistën e një defekti teknik të mjetit si shkak për aksidentin.


User: Report TV

Views: 8

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 01:13

Your Page Title