Prishtinë, studentët pezullojnë protestat pasi Gashi dha dorëheqje

Prishtinë, studentët pezullojnë protestat pasi Gashi dha dorëheqje

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, ka dhënë dorëheqje, duke e cilësuar këtë akt moral pas gjendjes së fundit të krijuar në Universitet dhe protestat e studentëve. Ai ka mbështetur vazhdimin e punës për verifikimin e gradave të fituara nga profesorët e UP-së, në mënyrë që Universiteti "Hasan Prishtina" të vazhdojë funksionimin normal. Akti i dorëheqjes pasoi protestat e studentëve, shoqërisë civile. Dorëheqje ka dhënë edhe prorektori Nuri Bexheti. Këshilli Drejtues i UP-së ka pranuar dorëheqjen e Gashit dhe ka emëruar Naser Sahitin ushtrues të detyrës së Rektorit. Dorëheqjen e rektorit studentët e kanë cilësuar si fitore të vogël të tyre, megjithatë ata kanë thënë se dorëheqja nuk mjafton. Studentët insistojnë edhe në realizimin e kërkesave tjera: verifikimin e të gjitha thirrjeve akademike dhe doktoratave si dhe kërkesa tjetër ka të bëjë me ndryshime në statutin e UP-së me qëllim për të shtuar autonominë, transparencën dhe për të larguar politikën nga UP-ja. Grupi i Studentëve të Bashkuar dhe pjesëtarë të shoqërisë civile paralajmëruan sot se kanë ndërprerë përkohësisht protestat para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, për ti dhënë kohë Institucioneve të marrin masa për zbatimin e kërkesave të tyre. Studentët madje po kërkojnë edhe shkarkimin e Këshillit drejtues të UP-së. Gjatë protestave disa ditore para rektoratit të UP-së mbetën të lënduar disa studentë dhe pjesëtarë të policisë, ndërsa dhjetëra persona tjerë u arrestuan.


User: alsatmtv

Views: 1

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 01:26

Your Page Title