A1 Report - Lidhje telefonike me Margarita Xhepa për ndarjen nga jeta të Skënder Sallakut

A1 Report - Lidhje telefonike me Margarita Xhepa për ndarjen nga jeta të Skënder Sallakut

Margarita Xhepa: Sallaku, njeriu që nuk dinte të ndahej nga masa.br Aktorja e mirënjohur Margarita Xhepa, në një lidhje telefonike për A1 Report, sikundër shumë personalitete të artit, kanë përcjellë ngushëllimet për aktorin Skënder Sallaku. Xhepa, plot emocion përcolli karrierën e gjatë të të ndjerit Sallaku, duke cituar se vendit tonë, do ti mungojë një humorist me plot vlera.br br "Një mëngjes i trishtë pa këngëtaren e mirënjohur Vaçe Zela, morëm dhe një lajm të hidhur për aktorin e shquar me batutat e tij, sepse i buronte nga shpirti i tij. Krijoi shpirtin artistik. Artist me dimension të madh. Krijoi galeri të roleve të tij, me mimikën, e me zërin e tij karakteristik. Ai kishte një plastikë të zhdërvjellët. Do mbetet i paharruar dhe do kalojnë vite dhe nuk harrohet humori i Sallakut.br br Rolet e tij që ka qëndisur, që jepte një mesazh janë të shkëlqyera. Ishte pjesë e gjithë popullit tonë, njeri i thjeshtë, që nuk dinte të mbaheshe për këtë masë. Krijoi humor me barsaletat e tij. Fjalët që sapo të thash për Sallakun janë të pakta. I pakursyer me rolet e tij të panumërta. I paharruar do të mbetet kujtimi i tij".


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 03:03

Your Page Title