Maqedonia Perëndimore dhe Shkupi lidhen me autostradë

Maqedonia Perëndimore dhe Shkupi lidhen me autostradë

Më së voni për katër muaj duhet të publikohet shpallje për përzgjedhjen e një koncesioneri për aksin rrugor Gostivar - Kërçovë. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski tha se përgatitjet janë në rrjedhë së bashku me kompaninë ndërkombëtare konsulente IFC .br br "Objekti i koncesionit do të jetë nga Shkupi në Ohër. Studimi i fizibilitetit ka përfunduar. Është bërë korniza. Në këtë pako hyn edhe rikonstruimi. Qëllimi ynë është deri në maj IFC të bëjë një rod-shou dhe të animon sa më shumë koncesionerë të mundshëm dhe institucione financiare dhe në fund të majit ose në fillim të qershorit do të shpallim thirrje për koncesioner të aksit rrugor Gostivar- Kërçovë", deklaroi Mile Janakievski, Ministër i Transportit dhe lidhjeve.br br Në anën e Kosovës së shpejti duhet të fillojnë punimet në aksin rrugor Prishtinë - Shkup. Kosova ka zgjedhur tashmë një kompani ndërtimi dhe në rrjedhë e sipër është faza e apelit dhe pritet jo më vonë se marsi të nënshkruhet kontrata dhe të fillojë ndërtimi. Ndryshe, prej sot qytetarët e Maqedonisë, në ueb faqen e Agjencisë për rrugë (), e cila është në tri gjuhë, shqip, maqedonisht dhe anglisht, në çdo kohë mund të shikojnë drejtpërdrejtë gjendjen në pikat e pagesës dhe kalimet kufitare.


User: alsatmtv

Views: 7

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 01:17

Your Page Title